Uniformat e Policisë Bashkiake/ PD: Tenderin e fitoi shoqëria nën sekuestro, me 1 të vetëpunësuar

Jul 20, 2018 | 12:27
SHPËRNDAJE

Partia Demokratike ka denoncuar sot kryebashkiakun Erion Veliaj, teksa permes zedheneses se selise blu, Ina Zhupa thuhet se Bashkia “i ka dhene tenderin per “uniformat e policise bashkiake” nje biznesi nen sekuestro dhe me 1 te vetepunesuar”

37408423_2118668798204515_7093294718779392000_n

Denoncimi i Ina Zhupa:

Bashkia Tirane ka zhvilluar nje tender per prodhimin e uniformave te policise bashkiake. Kete tender me vlere rreth 100 milion leke, i eshte dhene nje biznesi i cili as nuk duhet te ishte pranuar per konkurim. Biznesi ne fjale, shoqeria “Vojsava Zenelaj” rezulton biznes nen sekuestro nga Drejtoria e Tatimeve (dokumentat me poshte).

Person Fizik (biznes i vogel) eshte subjekt me borxhe dhe nen mbledhje me force dhe ka vetem 1 person te punesuar sipas dokumentave dhe asnje tjeter. Pra nje i vetepunesuar dhe nensekuestro kualifikohet si fitues per bashkine Tirane.

Ne hartimin e kontrates se shpallur te prokurimit per tenderin perkates , jane kryer shkelje ne kriteret ligjore per “pjesen e kapaciteteve ekonomike dhe logjistike te subjektit” qe eshte ne kundershtim me:

– Ligji “Për prokurimet publike”
– VKM Nr. 914, datë 29.12.2014 (i ndryshuar ) Neni 26,27.

Ky eshte rast flagrant i shkeljes se ligjit dhe abuzimit me parate publike. A eshte kjo nje skeme e perseritur sesi vidhet me tenderat publik? A menaxhohen parate ne Bashkine e Tiranes ne interesin privat te Veliajt dhe drejtoreve te tij per tu pasuruar?

Disa pyetje per Veliaj:

Cfare interesi ka Veliaj qe shkel ligjin?
Cfare lidhje perfitimi ka ai me biznesin ne fjale qe eshte ne sekuestro nga tatimet?
A pasurohet Veliaj nga tendera te tille? Sa te shpeshta jane te tilla tendera?

I bej thirrje prokurorise te hetoj dhe i drejtohem me keto pyetje: Kur do nis hetim nga ju per t’u denuar personat pergjegjes deri ne majen e hierarkise?

A do reagoje PPP Arta Marku ndaj te dhenave te perseritura per ceshtje penale te Erion Veliajt?

Dokumentat ne foto gjeni:

1. Dokument nga serveri i tatimeve qe biznesi eshte nen sekuesto dhe ka 1 te vetepunesuar.
2. Formulari i shpalljes se fituesit te tenderit nga Bashkia Tirane.
3. Preventivi i uniformave qe duhen prodhuar.
4. Ekstraktin e QKB qe verteton se biznesi ka vetem 1 te vetepunesuar, pra person fizik.

37370414_2118668891537839_6983702082691792896_n 37375860_2118668881537840_1058350812989751296_n 37419669_2118668851537843_6922568282704707584_n

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura