Unifikimi i akcizës së birrës, kreu i Shoqatës së Prodhuesve në Panorama TV: E papërballueshme, kërkesat tona nuk u morën parasysh. 800 familje në rrezik për pagesat

Feb 2, 2023 | 18:26
SHPËRNDAJE

Kreu i Shoqatës së Prodhuesve të birrës vendase, Stefan Pinguli ka deklaruar se unifikimi i akcizës së birrës dëmton prodhimin vendas.

Ai u shpreh në Panorama TV se nuk janë thirrur në kohë për të diskutuar për këtë ndryshim, ndërkohë që kërkesa e tyre nuk është marrë parasysh.

“Duke folur për numrat ne nga 15 lekë për litër që e kishim tani shkon në 36 lekë për litër. Jo vetëm dyfishohet por duke i futur edhe TVSH rritet akoma më tepër. Për çdo litër birrë paguajmë 18 lekë të reja. Duke pasur parasysh që kemi një treg të cunguar të birrës ku 55% shitet nga birrat e importit, kjo tregon se kushtet në vendin tonë për të prodhuar birrë kanë qenë shumë të vështira. Birrat e huaja megjithëse e kishin 18 lekë më të lartë se ne na konkurronin ne. Prodhimi i madh sjell kosto të ulëta. Një fabrikë e madhe për të cilën ne kemi vendosur që në fillim që kanë një kushte mjaft të diferencuar me fabrikat e vogla, dhe duke qenë se fabrikat shqiptare janë fabrika të vogla, fabrikat e mëdha do kishin kosto më të lira.

Në vend që të prisnin një përkrahje nga qeveria në këtë pikë shohim që barazohen taksat në një moment deçiziv për ne. Kemi kolonën më të rëndësishme që është gjithë përfshirja. Duhet të pyetemi në rast se ndryshojnë taksat sepse kemi bërë investime. Sepse taksat ndryshojnë 100%. Kur të arrijmë të fitojmë deri në 5% të kësaj kosto, ne e quanim veten të gëzuar. Një rritje e tillë në masën e përgjithshme deri në 25%. E vërteta është se nuk jemi thirrur në kohë. Jo se nuk u thirrëm. U dëgjuam në tre seanca por nuk u mor parasysh kërkesa jonë por as nuk u dha përgjigje pse duhet të vazhdonte kjo. Ka një lloj diferencimi të paparë. Për verërat e vendit nuk ndryshoi akciza në krahasim me ato të huaja. Ne na u ndërrua. Nga ana tjetër dalim përpara një fakti që ne duhet të përballemi me një rritje prej 25% të kostove ose 18 lekë për litër. Disa funksionarë shteti si ministrja e Financave thotë kemi bërë një rritje të vogël, Rritja është galopante dhe e pa përballueshme”, tha Pinguli.

Ai deklaroi se janë 800 familje që janë përballë rrezikut pasi janë të punësuar në këtë industri dhe prodhuesit janë përballë faktit që duhet të sigurojnë medoemos paratë për të paguar rrogat e tyre.

“Unifikimi, pasoja kryesore është fakti që birrat e importit ne do na gllabërojnë në mënyrë të plotë. Sot një pjesë e birrave të importit janë më të lira se çmimet tona. Përveç faktit që ne shkojmë te birrat e huaja i shikohet edhe pjesa e çmimit. Po provokohet një problem shumë i madh në çështjen e deklarimit. Birrat do bëjnë çfarë është e mundur të mbijetojnë. Një strukturë që do të mbijetojë është e gatshme të bëjë çfarëdolloj marrëveshje. Ne kemi 800 familje që janë përballë një rreziku. Ne nuk bëjmë politikë por jemi përballë faktit dhe nuk na zë gjumi natën që do i japim rrogën këtyre njerëzve. Në një moment të caktuar punëtori nuk di nëse e ka gabimin qeveria, ai të kërkon ty”, u shpreh ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura