“Unë vetëm me Bachelor, shqiptarët të gjithë me Master”- Batutat e Ramës me rektorin: I pranoj komplimentet nga dikush që nuk më ka dhënë votën asnjëherë

Jan 28, 2022 | 12:13
SHPËRNDAJE

Në një aktivitet të zhvilluar në Universitetin Bujqësor të Tiranës, kryeministri Edi Rama nuk i kurseu batutat me të pranishmit. Rama tha se në sallë ai mund të jetë i vetmi pa tituj akademikë, ndërsa shqiptarët janë me Master.

UBT-ja në bashkëpunim me Qeverinë Gjermane ka marrë një program Doktorature në Bujqësi, Mjedis, Bioteknologj, Agrobiznes dhe Mjekësi Veterinare, i cili synon kualifikimin e mëtejshëm të studentëve ekselentë dhe profesionistëve të rinj.

“Sot për mua është një ditë e shënuar e marrëdhënies me rektorin, për shkak se në të drejtën e tij ai ishte shumë i shqetësuar disa kohë më parë. Qoftë për faktin se ka pasur një rënie për regjistrime në universitetin Bujqësor, qoftë për faktin e mos hapjes së doktoratave. Për të dyja kemi pasur diskutime sesi t’ja dalim më mirë.

Besoj qe në këtë sallë unë duhet të jem i vetmi pa asnjë titull shkencor dhe pa asnjë statusi akademik. Një Bachelor i thjeshtë jam unë nga e kaluara ime. Megjithëse Evisi thotë se po të konvertohet me të sotmen i bie të jetë Master. Por kjo fjala Master më është bërë tmerr, une mendoj se të gjithë shqiptarët janë me Master”, u shpreh kryeministri.

Nga ana tjetër Rama bëri batuta edhe me rektorin e këtij universiteti, Fatbardh Sallaku i cili e falënderoi për vëmendjen që po i jep këtij universiteti. Kreu i qeverisë me nota humori u shpreh se komplimentet nuk i ka qejf, por nga një person që nuk e ka votuar ndonjëherë do ti pranojë.

rama rektori

Fatbardh Sallaku, Rektori i UBT: Është hera e parë që ky universitet po merr një vëmendje kaq të madhe. Pavarësisht se ju Rama nuk i keni qejf komplimentet apo falënderimet të drejtpërdrejta unë vendosa të guxoj duke përdorur një fjalë të urtë që thotë: Mirënjohja nuk është e drejta e atij që falënderohet, por detyrë e atij që falënderon. Unë sot e ndjej për detyrë dhe detyrim që në emër të stafit të UBT studenteve t’ju falënderoj vërtetë për mbështetjen e vazhdueshme që po i jepni universitetit bujqësor.

Edi Rama: Është e vërtetë që unë nuk i kam qejf komplimentet, por nga dikush që nuk më ka dhënë asnjëherë votën unë i pranoj. Më vjen shumë mirë që rektorin dhe me stafin drejtues të këtij Universiteti kemi një bashkëpunim të ngushtë, një bashkëpunim shumë intensiv dhe ma ha mendja me dobi të madhe e cila duket hap pas hapi. Natyrisht në favor të Universitetit, por edhe në mbështetje të një sektori jetik, i cili është në një fazë delikate të jetës së vet për shkak të domosdoshmërisë për sa më shumë dije dhe inovacion dhe të përplasjes së vazhdueshme me mendësinë e të shkuarës si dhe me inercinë që vijon të jetë një forcë në të kundërt të sensist të natyrshëm të bashkimit dhe të bashkëpunimit për të nxjerrë më të mirën

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura