“Unë vdes dhe…”, nëna tregon makthin e vajzës: Ç’më thotë ime bijë që u abuzua nga mësuesi

Sep 24, 2018 | 13:05
SHPËRNDAJE

Rikthehet në emisionin “Me Zemer te Hapur” historia e familjes Muçodemi nga Lutinja e Tepelenës. Në 19 qershor të ketij viti familja Muçodemi denoncoi mesuesin e vajzës i cili sipas tyre abuzoi seksualisht me vajzën e tyre 11 vjeç.

nena

Asokohe pati një hetim nga Prokuroria e Gjirokastrës e cila kërkoi arrest me burg. Por ka qenë Gjykata e Gjirokastrës e cila vendosi masen detyrim paraqitjeje per mësuesin 63 vjeçar. Prindërit kundershtuan vendimin e gjykatës pasi vajza sa u vu në dijeni të këtij vendimi tentoi të vetëvrite.

Në studion e emisionit “Me Zemer te Hapur” prinderit deklaruan se do t’i shkojnë deri në fund kësaj çeshtjeje. Ata jane rikthyer sot pasi ka ndodhur një tjetër ngjarje. Sipas tyre jashtëbanesës së tyre ka patur kërcënime me armë. Ata thonë se kanë dëgjuar krisma armësh madje kanë berë edhe denoncimin në Policinë e Gjirokastrës . Situata mbetet ende e paqarte, ata kerkojne drejtesi. Nëna e vajzës rrëfen në emisionin me “Zemër të hapur” se e bija është në gjendje të rëndë psikologjike.

“Unë vdes dhe në shkollë nuk shkoj më.- kështu më thotë. Natën e krismave në shtëpi vajta të marr ca rroba poshtë, dhe dëgjova të shtëna. Bërtita cfarë bëni se na vratë. Nuk arrita të dalloj gjë se ishte shumë natë. Vajza ishte në gjumë, ndjeu zhurmën e policisë dhe pyeti cfarë është. I thash se nuk është asgjë, policia po na ruan. Në ditën e parë të shkollës, drejtori i shkollës dhe mësuesja e anglishtes erdhën në shtëpi, por nuk më siguruan transportin për në shkollë. Shkolla është rreth një orë larg nga banesa, s’mund ta coj vajzën. Kam frikë. Ajo është një ditë po një ditë jo me temperaturë. Është në stres dhe është dobësuar. Është thelluar situata dhe gjendja emocionale e saj. Më mua rri si e ndrojtur, me vjerrën flet më shumë. Duhet ti flasësh 10 herë e nuk të kthen përgjigje, vetëm qan gjithë ditën. Bashkë me vjerrën kemi një muaj që i flasim për shkollën, po nuk shkoj thotë. Edhe ne e kemi lënë pak, është shumë e stresuar. “ tregon nëna e vajzës.

Po vajza tjetër, as ajo nuk shkon në shkollë ?
Edhe vajza tjetër shkon. Do e kishim dërguar nëse nuk do ndodhte gjithë sa ndodhi me vajzën e madhe. E kërkon thotë, po une pse nuk shkoj
Si keni menduar?
Në dorë të shtetit. Duam strehim mbrojtje për fëmijën. Të na japim strehim të ikim jashtë, do shohim jetën e fëmijëve. Nuk e duam se edhe pleqtë i kemi sëmurë, po c’të bëjmë ti lëmë vajzat pa shkollë. Edhe vajzën e vogël nuk e cojmë dot, krimineli është në rrugë.

BW

https://www.balkanweb.com/u-abuzua-nga-mesuesi-nena-e-11-vjecares-rrefen-me-zemer-te-hapur/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura