“Unë qaja edhe kot”- Ish-banorja e BBV pendohet për rrëfimin e historisë së saj: Është një gjë që ka ndodhur dikur dhe nuk do ndodhë më

Jan 24, 2022 | 23:46
SHPËRNDAJE

Ish-banorja e “Big Brother Vip”, Xheisara Frisku, tregoi historinë prekëse të jetës së saj kur ishte pjesë e formatit. Por duke folur pas daljes për eksperiencën e saj, në intervistë në “Fun Club”, ajo tregoi se ishte e penduar që e kishte bërë këtë gjë.

xheisara-frsiku

Këngëtarja shprehu se ka pasur raste që ka qarë edhe kot brenda shtëpisë duke theksuar faktin se presioni është shumë i madh. “Historinë e familjes time nuk do të doja ta kisha thënë”, u shpreh ajo duke shtuar se e ka bërë rrëfimin nën një moment kur nuk e dinte se çfarë po ndodhte me të tjerët jashtë.

“Unë qaja shumë aty brenda. Kot. Unë qaja dhe kot aty brenda por në disa momente më dukej sikur asnjë nga njerëzit që doja nuk ishte më dhe nuk unë kisha mundësi t’i thoja se sa shumë i kam dashur dhe sa shumë i dua. Është një gjë që ka ndodhur atë herë dhe nuk do ndodhi më. Nëse unë e thashë, ishte një moment kur kisha shumë nevojë të dija se çfarë po bëhej jashtë me të shtëpisë time dhe mendoj se nëse do të kisha vazhduar, atëherë do kisha dalë në Xheisarën që të tjerët kanë njohur jashtë.”, tregoi këngëtarja.

xheisara frisku (7)

Gjithashtu ajo tregoi se nuk kishte hyrë me një plan brenda shtëpisë dhe se jashtë, ajo është një njeri i qeshur por shtoi se i duhej kohë që të përshtatej.

“Në momentin e parë që kam hyrë, kam qenë me këmbë të para dhe super energjia ime që do bëja çfarë të doja dhe do të tregoja atë pjesën që jam grifshë. Kam menduar të njëjtën Xheisarë që jam jashtë, jam e qeshur, duroj shumë ama nëse e kalon cakun, shpërfytyrohem dhe nxjerr thonjtë. Nëse do kisha bërë grifshën gjatë gjithë kohës, njerëzit mbase nuk do ma kishin kuptuar dhe vendosa që mes grifshës dhe Xheisarës së edukuar të bëja këtë gjë sepse unë ndihesha më rehat. Kur hyra brenda kisha shumë energji dhe më thanë “do shikosh në vazhdim se çfarë do të ndodhë.” Sado energjik të jesh, duhet kohë përshtatje”, tha ajo.

xheisara frisku1

xheisara frisku4xheisara frisku6xheisaraxheisara frisku (3)

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura