“Unë për 8 ditë e rrëzoj Ramën”- Analisti Artur Zheji komenton deklaratat e Berishës: Një betejë që e dobëson PD! Basha s’ka derdhur sulme te oxhaku i shtëpisë së vet

Oct 13, 2021 | 14:56
SHPËRNDAJE

Analisti Artur Zheji ka komentuar në emisionin “Pikat mbi i” në News24 deklaratat e ish-kryeministrit Sali Berisha ndaj liderit të Partisë Demokratike Lulzim Basha në foltoret që ai organizon nëpër qytete të ndryshme të vendit.

Artur Zheji

Sipas analistit, situata në të cilën ndodhet PD, pas vendimit të Lulzim Bashës për të përjashtuar nga grupi parlamentar Berishën, është “një betejë që e dobëson PD në mënyrë të skajshme të dhimbshme”.

Lidhur me akuzat që ka ngritur Berisha kundrejt Bashës, Zheji mendon se tashmë kësaj lloj politike i ka ikur koha.

“Akuzon djalin e vet shpirtëror e djalin e tij politik për besëprerje e thikë pas shpine, politika shqiptare s’mund të mbetet më peng i këtij fjalori.

“Ky ka qenë fjalori që unë e Lubonja kemi refuzuar te Rama, ku Rama ka qenë imitatori më i adhuruar i Berishës ai e ka adhuruar forcën e Berishës se quante arsenalin e tij logjik Rama si handikap jo si force.

E nuk arriti dot ta bënte moderne Shqipërinë me gjithë kushtet që iu dhanë si askush, që forcën e arsyes ta bëjë forcën e pushtetit, e jo forcën e pushtetit ta imponojë si forcë e arsyes.

Nëse ne mendojmë se duhet të kthehemi te modeli që menduam se i kaloi koha jo se ka faj Berisha por i kaloi koha, hajde kthehemi mo”, tha Zheji.

Ndërkohë sa i përket mënyrës që ka zgjedhur të reagojë lideri i demokratëve, Zheji tha se është dakort me këtë vijë sjelljeje.

“I njëjti doktor që të vjen keq për inkoherencën e tij, thotë nga masakra zgjedhore tani që ky i humbi zgjedhjet e kaloi nga disfata në disfatë.

Basha ka ndenjur më koherent e ka bërë vazhdimisht një autoviktimizim total, ai ka heshtur, edhe me kodin e heshtjes, por ama nuk ka derdhur sulme në mënyrë zakonore te oxhaku i shtëpisë së vet.

E për këtë është fajtor? Unë jam dakort me këtë vijë sjellje që ka Basha se ai në fund të fundit nuk mund të lërë të masakrohet.

E kërcënuan amerikanët, e kërcënon doktori, i thonë ik qërrohu zhduku se do të vijmë aty.

Ku jemi ne këtu? Ne të verbuar ndoshta nga Rama po ligjërojmë xhunglën”, u shpreh Zheji.

Pjesë nga deklarata e Artur Zhejit:

Mendoj që Basha sado paradoksale të duket mënyra e tij hollandeze, mënyra e të studiuarit në përëndim, komunikimi i tij me nerv të brendshëm, heqja dorë nga mënyrat zakonore kërcënuese me kode, të gjitha këto janë në perceptimin që ne i kemi dhënë shqiptarëve, e që ne të dy s’duhet ta japim them unë, që kjo është forca, burrëri.

Burrëri për cfarë? Tradhtar, për cfarë? Kush e shpalli non grata Berishën?

Harrohet DASH, harrohet Sekretari i jashtëm, harrohet tani edhe Kongresi amerikan.
nëse jetojmë në një vend që Ameika i ndërton planet te zyra e Ramësë, mjerë ne.

Por s’besoj kurrë që të këtë fuqi kaq të madhe ky zotëria sa ti thotë amerikanëve më nxirrni pak non grata Berishën se më rrezikon pushtetin

Kanë qenë zgjedhjet që Lulzim Basha vetëm ka marrë kuotat më të larta të preferencës popullore.

I njëjti doktor që të vjen keq për inkoherencën e tij, thotë nga masakra zgjedhore tani që ky i humbi zgjedhjet e kaloi nga disfata në disfatë.

Basha ka ndenjur më koherent e ka bërë vazhdimisht një autoviktimizim total, ai ka heshtur, edhe me kodin e heshtjes, por ama nuk ka derdhur sulme në mënyrë zakonore te oxhaku i shtëpisë së vet.

E për këtë është fajtor? Unë jam dakort me këtë vijë sjellje që ka Basha se ai në fund të fundit nuk mund të lërë të masakrohet.

E kërcënuan amerikanët, e kërcënon doktori, i thonë ik qërrohu zhduku se do të vijmë aty.

Ku jemi ne këtu? Ne të verbuar ndoshta nga Rama po ligjërojmë xhunglën.

E keni parë se si flitet te foltorja? Me breza, me ofendime, me fyerje.

Berisha po flet për një frikë të zotit Basha?

Blofist…Nuk mund të mbash peng frikën politike shqiptare sepse legjitimon dhe kolaudon mandatin e tretë të Ramës. Se gjithë lufta dhe beteja edhe në 25 prill u bë në mes. Se ky është një popull që e do emancipimin dhe qytetërimin, nga këto ulërima e këto përplasje të tjera thotë jo mo vlla më mirë po mbaj këtë statusquon-në e fëlliqur këtu se sa të kërkoj një ndryshim, për cfarë? Për më keq?

Nëse ne kemi një kryeministër që ndikon për të hequr dhëmballën e prishur të PD që ai quan Saliun, sic e përdorte Cërcilli apo Londra Uashingtonin kjo është betejë e humbur hajde marrin ciftelitë e të këndojmë sa të duam se kjo tregon që jemi në një minorancë të pakuptuar.

Ne nuk kemi arritur dot të bëhemi të kuptueshëm ose bota është si thuhet qe domionon djalli i madh si thonë fondamentalistët islamikë dhe thone qe e keqja është në Uashington e mira ne popull, dhe ne endemi si pupël në fatin tonë ndërmjet Ramës e Berishës.

Se ky thotë unë për 8 ditë e rrëzoj Ramën, se në 2005 do vinin ruspat, asnjë ruspë as një pallat asnjë gjë, askund, një iluzion i vrarë në 2005.

Megjithatë thamë më mirë rrotacion se një plakje ne pushtet. Ne tani kemi një plakje në pushtet të të gjitha të zezave dhe një zotëri që ka marrë siglën e partisë që ka themeluar vetë, pse? Se s’më mbrojti mua partia e u sulmova prapa shpine.

Kjo është e vërteta e hidhur dhe e trishtë e atij zotërisë, është një betejë që ai e di vetë, është në një betejë për të mbrojtur  veten e vet.

Një betejë që e dobëson PD në mënyrë të skajshme të dhimbshme dhe akuzon djalin e vet shpirtëror e djalin e tij politik për besëprerje e thikë pas shpine, politika shqiptare s’mund të mbetet më peng i këtij fjalori.

Ky ka qenë fjalori që unë e Lubonja kemi refuzuar te Rama, ku Rama ka qenë imitatori më i adhuruar i Berishës ai e ka adhuruar forcën e Berishës se quante arsenalin e tij logjik Rama si handikap jo si force.

E nuk arriti dot ta bënte moderne Shqipërinë me gjithë kushtet që iu dhanë si askush, që forcën e arsyes ta bëjë forcën e pushtetit, e jo forcën e pushtetit ta imponojë si forcë e arsyes.

Nëse ne mendojmë se duhet të kthehemi te modeli që menduam se i kaloi koha jo se ka faj Berisha por i kaloi koha, hajde kthehemi mo.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura