“Unë nuk jam i kënaqur me veten time jo më me…”/ Rama: Drafti i opozitës është në tagrin e grupit që merret me reformën zgjedhore

Sep 28, 2020 | 10:13
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama ka folur pas takimit me drejtuesit politik në qarqe. Kreu i qeverisë u shpreh se takimi u zhvillua për të intensifikuar punën mes pushtetit qendror dhe qytetarëve.

“Ne jemi në punë të përditshme dhe është koha për të intensifikuar punën me njerëzit dhe për të intensifikuar punën që të vazhdojmë të përmirësojmë marrëdhëniet mes pushtetit qendror dhe lokal me njerëzit”, tha Rama.

I pyetur për draftin e opozitës për ndryshimet në kodin zgjedhor, kryeministri u shpreh: “Është në tagrin e grupit që merret me  reformën zgjedhor që të merret më këtë”.

Ndërsa pyetjes a është i kënaqur me drejtuesit politik, Rama tha “Unë nuk jam i kënaqur me vetëm time dhe jo me drejtuesit politik”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura