“Unë kam qenë skllavi i…”, ish-deputeti i PS kandidon për anëtar në KAS: Kush manipulon zgjedhjet, ndëshkim pa kompromis

Sep 29, 2020 | 16:41
SHPËRNDAJE

arben isaraj

Ish deputeti i PS-së, Arben Isaraj prezantoi sot arsyen pse vendosi të aplikojë për anëtar të KAS-it, Komisioni i Ankesave e Sanksioneve.

Në seancën dëgjimore për kandidatët për organet drejtuese të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Isaraj, i cili ka qenë më parë edhe zv.ministër Drejtësie, tha se në eksperiencën e tij 32 vjeçare si jurist në pozicionet që ka mbajtur nuk ka pasur asnjë masë apo vërejtje.

Sipas tij, “ndëshkimi i atyre që manipulojnë zgjedhjet duhet të jetë i pakompromis”.

“Ajo që është me rëndësi jam jurist në profesion, pedagog në shkollën e magjistraturës, me këtë rast ne njerëzit jemi si librat e të gjithë na gjykojnë nga koperatina por këtu s’duhet të ndodhë kjo. Eksperienca ime në lidhje me zbatimin e ligjit, lidhet me karrierën 32 vjecare, jam ndesh jo vetëm me ligjbërjen kur flasim për hartimin e miratimin në Kuvend, në këtë botë njeriu është i lirë ta zgjedhë skllavërinë e tij, unë kam qenë skllavi i ligjit e s’ka ndodhur kurrë të marr qoftë një vërejtje ankesë apo masë në pozicionet e detyrat.

Jam i bindur që rol të rëndësishëm për zgjedhje të suksesshme ka konsolidimi i shtetit të së drejtës, ndëshkimi i atyre që manipulojnë zgjedhjet duhet të jetë i pakompromis.

Sot ne jetojmë në teatrin e jetës ku dhe debati për menaxhimin e zgjedhjeve nuk bën përjashtim, e nëse në këtë teatër do qëndrojmë spektatorë do paguajmë për veten, fëmijët e të ardhmen e vendit ndaj gjykova se është koha për të mos qëndruar më si spektator por të jem anëtar i KAS“- tha ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura