“Unë kam një diplomë bojaxhiu”- Rama batuta dhe ironi me nxënësit: Nëse ndonjërin e merr malli për mua…

Jun 27, 2022 | 20:14
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama përshëndeti maturantët e gjimnazit “Sami Frashëri” në ditën e tyre të diplomimit. Në fjalën e tij para nxënësve dhe mësuesve, ai nuk i ka kursyer batutat dhe ironitë.

Teksa i kërkoi që të mos heqin dorë nga ëndrrat me sy hapur, kreu i qeverisë tha se ai vetë ka një diplomë “bojaxhiu”.

“Po ashtu, besoj që këtu në këtë sallë, unë, bashkë me ju maturantët, nga gjithë këta të rriturit, unë jam i vetmi që nuk kam as doktoraturë, as master. Kam një diplomë “bojaxhiu”, por ajo që është e rëndësishme është që ju kurrë të mos dorëzoheni për të realizuar cdo ëndërr që e shikoni me sy hapur.  Nga ëndrrat me sy mbyllur bëni kujdes, por ëndrrat me sy hapur besojini dhe shkojini deri në fund. Kjo botë është e atyre që nuk dorëzohen. Kjo botë është e atyre që me guxim dhe durim shkojnë drejt realizimit të ëndrrave të tyre dhe unë i uroj nga zemra të gjithave dhe të gjithëve ju që të realizoni ëndrrat tuaja.

Nga ëndrrat me sy mbyllur bëni kujdes, por ëndrrat me sy hapur besojini dhe shkojini deri në fund. Kjo botë është e atyre që nuk dorëzohen.

Kjo botë është e atyre që me guxim dhe durim shkojnë drejt realizimit të ëndrrave të tyre dhe unë i uroj ng zemra të gjithave dhe të gjithëve ju që të realizoni ëndrrat tuaja”, theksoi kryeministri.

“Po e mbyll këtu tani se jam i bindur që asnjë nga ju nuk e kishte marrë malli për mua. Nëse ndonjërin e merr malli dhe po qe se televizori është i zënë, hapni frogoriferin se aty më keni.  Shumë faleminderit. Suksese dhe kini besim, besim, besim. Asgjë nuk është e pamundur nëse ju keni besim”. mbylli fjalën e tij Rama.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura