“Unë jetoj me gjysmë zemre, gjysmën tjetër e ke ti”- Pas problemeve me ligjin, biznesmeni nuk i kursen dedikimet e dashurisë për Fjolla Morinën

Dec 3, 2020 | 11:51
SHPËRNDAJE

Pas problemeve me ligjin, Fjolla Morina dhe i dashuri i saj, Finsik Syla dolën hapur duke bërë publike lidhjen e tyre.

Biznesmeni ishte mashkulli që fshihej pas dhuratave të shtrenjta të këngëtares dhe kjo u zbulua kur Fjolla Morina u arrestua në Kufirin e Morinës pasi iu gjetën dy armë në makinë. Së bashku me të në automjet ndodhej edhe babai i dy fëmijëve, Fisnik Syla.

Çifti u sulmuan shumë pas këngëtarja u akuzua se ndau biznesmenin nga bashkëshortja, por Fisnik Syla i hodhi poshtë këto thashetheme duke thënë se janë lidhur pasi ai i dha fund martesës së parë, nga e cila ka dy djem.

Dhe tani ata nuk i kursejnë dedikimet e dashurisë për njëri-tjetrin në rrjetet sociale.

Postimet e tyre të përbashkëta janë të shumta, ndërsa mbrëmjen e së mërkurës Fisnik Syla i kushtoi fjalët më të ëmbla këngëtares.

Ai publikoi një foto krah Fjolla Morinës në Instagram dhe shkroi: “Personi i pare qe me vjen ne mëngjes kur te zgjohem, është arsyeja ime e lumturisë… Unë jetoj me gjysmë zemre.. sepse gjysmën tjetër e ke TI! Je personi me zemërbardhë qe kam njohur ne jetën time!”

/Panoramaplus.al

      

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura