“Unë jam votuar nga njerëzit e mençur, s’jam këtu për të qeverisur të marrët”

Feb 24, 2016 | 21:56
SHPËRNDAJE

UPDATE/ Duke folur për arsyet përse Bashkia është e vendosur që të ndërtojë këndin e lojërave për fëmijët tek Liqeni i Tiranës, kreu i Bashkisë Erion Veliaj ka thënë se ai po punon për të gjithë qytetarët që e kanë votuar, duke i cilësuar si të mençur.
Këta qytetarë tha Veliaj duan që fëmijët e tyre t’i çojnë të dielave tek Liqeni për t’u argëtuar.

“A ka prind me gjak shqiptari që ta çojë fëmijën e vet tek gropa e Ajdin Sejdisë? Unë jam votuar nga njerëz të mençur që fëmijët e tyre duan t’i japin më të mirën jo më të keqen…qyteti i mencur votoi që një njeri i përgjëgjshëm t’u japi atyre pronën më të mirë, …unë s’jam këtu për të qeverisur të marrët, njerëzit e arsyeshëm në fundjave dalin nga liqeni”,- tha Veliaj.


Veliaj per votuesit e mencur by e-d21

Protesta për parkun, Veliaj kallëzon penalisht Partinë Demokratike

Kreu i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka deklaruar sot nga studio e emisionit të gazetares Ilva Tare se ka ngritur një kallëzim penal ndaj Partisë Demokratike, për shkatërrim të pronës publike.

veliaj-per-protesten

Protesta e saj dy ditë më parë, nuk mund të ngelej thjesht në një gjobë, si herën e parë kur opozita protestoi për bunkerin, tha Veliaj.

“Kallëzim penal për vandalizëm, për PD dhe sekretarin e saj, ish nënkryetar i bashkisë. Akuza shkatërrim i pronës publike…”, tha ai.


Protesta për parkun, Veliaj kallëzon penalisht… by e-d21

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura