“Unë jam shembull për ta”- Reperi i njohur ironizon artistët shqiptarë: 50 milionë klikime i bëjnë vetëm nëse vdesin edhe ngjallen

Jun 25, 2022 | 19:21
SHPËRNDAJE

Panorama Plus/ Reperi shqiptar Nush Mehmeti ka ironizuar të gjithë konkurrentët e tij dhe artistët shqiptarë që sipas tij blejnë klikime.

Reperi qenë i ftuar së fundmi në emisionin “N’Zoom”, ku foli edhe për projektin e fundit muzikor në bashkëpunim me Fjolla Morinën.

“I ka marrë malli njerëzit të dëgjojnë kështu albumesh, ua kam ndryshuar lojën. Tani po të të dëgjoni këto këngëtarët e reperët tonë:” Albumin në pritje” Se unë jam shembull për artistët. Nuk i bëj gjërat me plan.”– shprehet mes të tjerash reperi për albumin e tij të ri muzikor.

Në lidhje me suportin që artistët shqiptarë i japin njëri-tjetrit, ai vuri theksin në faktin se ata thjesht bëjnë një postim në Instagram dhe e quajnë “mbështeteje.” Por sipas tij suporti nuk tregohet vetëm me një postim:

“Suport nuk është të postojnë në story, suport është kur e shikon një artist që po punon dhe e merr dhe ndihmon, e thërret në këngë.”- tha Nushi.

Sipas Nushit, së shpejti do të zbulohet se artistët blejnë klikime pasi 30-50 milionë klikimet që kanë aktualisht nuk janë reale.

“Artistë do të dalë një ebsite që do iau nxjerrë të gjitha klilkimet e blear, dhe atëherë e shihni që 30 milionë, 40 milionë, 50 milionë, i bëjnë vetëm nëse vdesin edhe ngjallen.”– tregoi reperi.

Ndërsa sa i përket raportit të tij me reperët e tjerë të estradës, ai theksoi se nuk ka shoqëri apo miqësi.

“Para së të nis të bëj rrep skam pasur lidhje me artistët. Më pas i kam njohur pak a shumë kur na ka qëlluar të takohemi, por jo që kam pasur shoqëri. Tani duke u rritur edhe profesionalisht po e shikoj që respekti i tyre ndaj menje dhe i imi ndaj atyre nuk është më i njejtë.”– përfundoi Nushi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura