“Unë jam mirë kur është mirë Shqipëria”-Meta: Kam filozofinë  e Isa Boletinit

Nov 14, 2019 | 22:43
SHPËRNDAJE

Presidenti Ilir Meta, i pyetur se çfarë do të bëjë pasi të mbarojë mandatin, nëse nuk rizgjidhet, nuk dha një përgjigje të qartë, ndërsa tha se nuk kishte patur kohë për të menduar për këtë.

I ftuar në emisionin e “Opinion”, Meta u shpreh se më shumë i intereson se ku do të jetë Shqipëria më 25 korrik 2022, ndërsa shtoi se ka “filozofinë dhe përgjegjshmërinë e Isa Boletinit”.

ILIR-META-2-800x450-1

Kur të mbaroni mandatin, nëse nuk rizgjidheni, çfarë do bëni, do dilni në pension?

Nuk kam patur kohë për të menduar për këtë. Për mua nuk ka asnjë rëndësi se ku do të jetë Ilir Meta më 25 korrik të viti 2022, rëndësi ka ku do të jetë Shqipëria më 25 korrik. Kam atë përgjegjshmëri që kishte Isa Boletini. Kur është Shqipëri mirë thoshte unë jam mirë, kur është Shqipëria mirë edhe unë jam mirë.

Në këtë 30-vjeçar keni ju përgjegjësi për gjendjen ku është Shqipëria?

Patjetër që edhe unë kam përgjegjësitë e mia, por  për një gjë jam i sigurt. Nuk njoh një politikan tjetër që të ketë patur angazhim, përkushtim dhe të ketë bërë sakrifica për integrimin e Shqipërisë, sa Ilir Meta. Çdo lëvizje që kam bërë e kam bërë për këtë gjë, gabimet pastaj janë gjëra që janë normale, por gjithmonë i jam nënshtruar gjykimit të njerëzve, votës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura