“Unë jam Fisnik Syla”/ Ish-bashkëshorti i Fjolla Morinës shfaqet i revoltuar: Nuk kam qejf të njihem si…

May 28, 2022 | 10:34
SHPËRNDAJE

Fjolla Morina dhe Fisnik Syla janë dyshja më e përfolur së fundmi në median rozë.

Lidhja e tyre dhe situatat që e pasuan atë deri tek ndarja kanë bërë një “zhurmë” të madhe në rrjet. Së fundmi në një intervistë biznesmeni ka folur edhe një herë mbi martesën e tij me këngëtaren kosovare.

Ai u shpreh se tani që e kthen kokën pas është shumë i penduar që mori atë vendim dhe u martua me Fjollën. Më tej biznesmeni shtoi se e bezdis fakti që kudo në media përmendet si bashkëshorti i saj, duke treguar se ai është një person i formuar vetë.

Unë jam Fisnik Syla, unë njihem edhe më parë në portalet belge si një biznesmen i suksesshëm dhe si deputet në komunën ku jetoj dhe nuk kam qejf të njihem si partneri i saj”,– u shpreh Syla.

Ju kujtojmë që një javë më parë nëpërmjet një videoje në instagram Fisniku tregoi se nuk ndikohet aspak nga ajo çfarë thonë të tjerët.

“Folni sa të doni, se s’po ju dëgjohet, çdo herë që po flisni për mua, thesari veç po më shtohet”. Duke qenë një personazh publik dhe i njohur, ai shpesh komentohet për jetën e tij private, madje ketë gjë ai e ndan vetë me ndjekësit e tij në rrjetet sociale, duke postuar imazhe nga përditshmëria dhe projektet e tij.

LAJMIN E PLOTE E LEXONI NE PANORAMAPLUS.AL

© Panorama.al

Te lidhura