“Unë e bëra të famshme atë k***ë”- Rindezet armiqësia mes Kim Kardashian dhe Taylor Swift: Gënjeshtare, askush nuk e mohoi që…

Mar 24, 2020 | 13:15
SHPËRNDAJE

Kim Kardashian është përplasur sërish me Taylor Swift pas publikimit të telefonatës me këngëtares dhe bashkëshortit të saj Kanye West.

Ylli i The Keeping Up With The Kardasian bëri një sërë komentesh në Twitter ku e quajti Tayor një gënjeshtare.

39 vjeçarja reagoi pasi Taylor këmbënguli se video e re e publikuar tregon se Kim modifikoi telefonatën e parë këngëtares me Kanye, ku supozohet se Swift pranonte që reperi ta quante një kurvë.

Në vitin 2016, Taylor dhe Kanye u përplasën në mediat sociale pasi reperi këndoi “Unë e bëra të famshme atë kurvë” në këngën e tij Famous, duke iu referuar këngëtares.

Pavarësisht faktit se në atë kohë Kim dhe Kanye këmbëngulën se i kishin kërkuar leje Taylor për të përdorur atë shprehje ndaj saj por këngëtarja e mohoi kategorikisht.

Por armiqësia e tyre u rindez sërish gjatë fundjavës, pasi biseda e tyre e plotë Kanye dhe Taylor u publikua në fundjavë, ku në asnjë moment reperi nuk ia bënte të qartë këngëtares se do e quante “kurvë”.

“Mendova se nuk ishte koha e duhur për të komentuar dhe me të vërtetë jam e turpëruar që po e bëj tani. Për shkak se Taylor vazhdon të flasë mbi të, unë ndjej se kam mbetur pa zgjidhje por ti përgjigjem sepse ajo po gënjen,”- tha Kim. “Për të qenë të qartë, e vetmja gjë që më ka shqetësuar rreth kësaj situate ishte që Taylor gënjeu përmes publicistit të saj duke thënë se Kanye nuk e telefonoi kurrë për ti kërkuar falje. Ata folën qartë. Askush nuk e mohoi që e përdorëm fjalën kurvë pa lejen e saj.”

Ylli televizoneve shkroi se në kohën kur Kim dhe Taylor flisnin kënga nuk ishte shkruar plotësisht, por sipas saj këngëtarja manipuloi të vërtetën e bisedës së tyre kur ekipi i saj tha se ajo refuzoi nxjerrjen e këngës.

“Gënjeshtra nuk kishte të bënte kurrë me fjalën kurvë”– shtoi Kim.

Ndërsa mbylli fjalën duke iu adresuar akuzave se modifikoi videon: “Asnjëherë nuk e bëra, një gënjeshtër tjetër. Unë postova disa pjesë të telefonatës.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura