Unë e bëra me futbollin, ju bëni rilindjen e vërtetë

Jun 24, 2016 | 11:07
SHPËRNDAJE

de-biasi11-470x359GIOVANI DE BIASI

Është e vështirë të flas para teje, Edi, por edhe unë mendoj se jam një komunikues i mirë dhe motivues, dhe lojtarët janë dëshmitarë. Herën e fundit që ne kemi qenë në këtë ndërtesë, ishte për rastin e publikimit të librit të Alastair Campbell mbi fituesit.

Isha së bashku me një mikun tonë të përbashkët, Arrigo Sacchi, edhe ai një fitues i madh, me të cilin shkëmbeni SMS pas kurrizit tim, duke diskutuar Europianin tonë. Me modesti, unë nuk e di nëse në botimin e ri të këtij libri, ndoshta me rekomandimin tuaj, Alastair do të më vendosë edhe mua së bashku me figurat më të mëdha në botën e sportit, politikës dhe biznesit.

Unë nuk e di nëse do të heqë Ramën dhe do të më vendosë mua, ose unë do të jem para Ramës, ose të dy afër. Unë me të vërtetë shpresoj se në fund të karrierës me Shqipërinë, me ndihmën e djemve, do ta gjej një vend. Sidomos në qoftë se unë kandidoj për t’u bërë Kryeministër, siç është raportuar seriozisht nga një pjesë e shtypit shqiptar, kur unë flisja me shaka se si më respektojnë bashkëqytetarët tanë.

Duke qëndruar me krahasimet, për momentin shtypi sportiv krahason Shqipërinë e vogël dhe të madhe sot, me Leicester, dhe unë mendoj se ne të gjithë duhet të jemi krenarë për këtë. Duke ardhur këtu, i vendosa vetes detyrimin për të bërë këtë fjalim. Nuk kam bërë shumë fjalime përpara politikanëve apo studiuesve.

Prandaj po mbështetem te konceptet e atyre pak fjalimeve që kam bërë këtu në Shqipëri, me rastin e marrjes së titullit Honoris Causa në Universitetin Europian të Tiranës, apo në ceremoninë e Federatës në Pallatin Mbretëror. Jo për varfëri konceptesh që disponoj, por për pasurinë e përmbajtjeve, që ato koncepte të zgjedhura për ato raste përfaqësojnë për mua, ekipin tim, dhe kombit tim.

Unë mendoj se pas këtij Kampionati Europian, e gjithë bota sportive dhe josportive u bë e vetëdijshme për aftësinë tonë për të bërë grup, mbi çdo individualitet. Për ta bërë këtë, më ka ndihmuar shumë presidenti Duka me besimin e tij, me frymën e tij të bashkëpunimit, mbështetja logjistike nga Paolo Tramezzani, Lorik Cana dhe djemtë, të cilët, të rritur më së shumti jashtë vendit, kanë kuptuar rëndësinë e këtij kërcimi mental.

Kalimi nga individi në forcën e grupit, ishte kërcimi që ka përcaktuar krijimin e këtij ekipi. Nëse do të ma njihni këtë meritë, duke më krahasuar mua me pararendësit e mi të tjerë, do t’ju jem mirënjohës! Për ta bërë këtë, sigurisht jam bazuar në leksionet taktike, psikologjike, të mësuara në jetën time si lojtar, në kurse, por edhe në jetën time të dytë si qytetar shqiptar.

Më është dashur të studioj pak, dhe ju jeni dëshmitarë të shumë referencave të mia shqiptare, në intervistat e mia. Mendoj se ka shërbyer shumë. Kam marrë shembullin e Skënderbeut. Jo se unë, ose presidenti Duka, ose ne të dy e konsiderojmë veten Skënderbe modernë, sepse nuk ka më vend për heronj si ai.

Por, për shkak të rëndësisë që Skënderbeu, në mënyrë fjalëshumë i tha grupit shembullin e shkopinjve për të thyer: Nëse qëndroni të bashkuar, askush nuk do t’ju mundë. Duke reflektuar mirë, edhe fraza tjetër kur ai fliste para turmës pas fitores së parë: ‘lirinë nuk ua solla unë, por e gjeta në mes jush’, është një frazë që nxjerr në pah rëndësinë e grupit, dhe në rastin tonë rëndësinë e tifozëve.

Edhe tifozët janë ndeshur në fushë si ne sportistët, dhe kanë fituar. Në qoftë se ne nuk kemi qenë në gjendje për të fituar ndonjë çmim europian, tifozët tanë e fituan atë. Kam qenë i vëmendshëm ndaj gjërave që janë shkruar për ekipin tonë kombëtar. Dikush e ka krahasuar atë që kemi bërë në Francë, me mrekullinë e Bernës.

Për ata që nuk e dinë, kjo është një frazë që kujton shembullin historik të ndikimit të fitores së Kupës së Botës nga ekipi kombëtar gjerman, në vitin 1954. Gjermania në atë kohë ishte një Gjermani e ndarë, e zhytur plotësisht nën barrën e borxheve dhe dënimeve, e shkatërruar nga lufta, që ajo vetë e kishte nisur duke u vetëshkatërruar.

Por kjo fitore ka shënuar edhe rikthimin, ringjalljen morale, ekonomike dhe sociale të vendit. Nëse ajo që ne kemi bërë në Lyon, ishte apo nuk ishte një mrekulli, këtë do të jetë historia që do ta tregojë. Në qoftë se mrekullitë bëhen edhe me humbje dinjitoze, ose fitore si ajo me Portugalinë, Rumaninë, Serbinë, Greqinë e parë, atëherë ishte një mrekulli.

Siç ka thënë Michael Giordan, edhe nga humbjet, mësohet. Gjithsesi, nëse ishte një mrekulli, nuk ishte vetëm një mrekulli sportive, e bazuar në punë, djersë, dhe jo nga dhuratat qiellore, por edhe një mrekulli e humanizmit, sportivitetit, tifozëve shqiptarë, një mësim humanizmi për të gjithë botën.

A e kemi ne forcën, si komb, që ta përsërisim në rastin e rilindjes morale, sociale dhe ekonomike? Unë mund të sugjeroj diçka, si shqiptar i mirë që jam. Dhe shqiptar për mua është një titull nderi që unë e mbaj fort, sepse di më mirë himnin shqiptar se atë të Mamelit. Dhe për këtë sugjerim nuk ka vend më të mirë se sa këtu përpara politikanëve të të gjithë kombit, të sportit, dhe të biznesit.

U detyrohemi gjeneratave të reja, për atë frymën e rilindur të kombësisë të parë në rrugët dhe stadiumet e Francës, këtë rilindje. Ti, Edi, flet shpesh për Rilindje. Dhe unë mendoj se për atë që kemi bërë në Francë, ka mundësi të ndërtojmë një Rilindje të vërtetë! Ju betohem se materiali njerëzor është, pashë një fuqi të madhe njerëzore, kombëtare, të të gjithëve nga Shqipëria, Kosova, Presheva, Mali i Zi, Maqedonia, diaspora, për të ndërtuar këtë rilindje. Ju lutem të studioni rastin gjerman.

Ju lutemi të merrni si shembull atë rilindje. Z. Rama, Edi o xhan, unë nuk jam Kryeministër, por trajneri i vjetër i Shqipërisë, i cili ka për qëllim të mbetet një shqiptar! Është një detyrim, që mbi këtë shembull, në këtë fitore, mbi atë që u pa rreth mrekullisë sonë të vogël ose të madhe, të ribëjmë vërtet një rilindje të madhe të këtij kombi të madh.

Si trajner kam ndihmuar së bashku me djemtë me mjetet sportive. Pastaj, në qoftë se unë të vendos për të kandiduar për Kryeministër, mbase do ta çoj përpara rilindjen me mjete politike. Dhe për të bërë këtë punë të madhe, për mua, për ty, për ne, shërben zemra, dhe duhet të japim maksimumin.

*Fjala e trajnerit të Kombëtares gjatë pritjes dje në Kryeministri

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura