Kryeministri Rama ka reaguar me nje mesazh pergezimi per familjet qe preken nga punimet ne Unazen e Re, e qe nje dite me pare u shperngulen ne Shkoze, ne banesat sociale te vene ne dispozicion nga ana e Bashkise se Tiranes.
Mesazhi i Rames
Përgëzime familjeve të Unazës së Re që po ndahen nga lukunia e Shqupit dhe po përfitojnë sipas ligjit, banesën sociale, bonusin e qerasë trevjeçare apo lekët e shpronësimit për interes publik?Hesapet e Lul Kadriut s’kanë lidhje me interesat e tyre, të Tiranës e Shqipërisë që duam.
Familjet e para të cilat preken nga gjurma e Unazës së Re kanë filluar që të futen në banesat sociale në zonën e Shkozës.
Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj me heret publikoi fotot nga familjet e para të cilat janë transportuar me automjetet e shërbimit social të Bashkisë së Tiranës në apartamentet që janë mobiluar me të gjitha orenditë dhe me të gjitha pajisjet elektro-shtëpiake.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al