Unaza e Re/ Banorët bllokojnë sërish rrugën, protesta vijon edhe në shi

Nov 20, 2018 | 17:58
SHPËRNDAJE

Banorët e zonës së Astirit në kryeqytet kanë vijuar edhe sot protestën e tyre, pa marrë parasysh kushtet atmosferike.

Në ditën e 17 të tyre, ata janë mbledhur për të protestuar kundër prishjes së banesave të tyre të cilat preken nga projekti i Unazës së Re, për të cilat kërkojnë dëmshpërblim me vlerën e tregut.protesta-9Banorët kanë bllokuar sërish rrugën ndërsa kanë paralajmëruar protesta pa afat.

Mes banorëve, në mbështetje të tyre janë edhe deputetë të opozitës si dhe aktivistë të shoqërisë civile dhe ata që kundërshtojë prishjen e Teatrit Kombëtar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura