“Unaza e madhe”/ Banorët vijojnë protestën: Shtëpitë tona do ti mbrojmë me gjak, qeveri hajdute! (Video-Foto)

Nov 16, 2018 | 17:34
SHPËRNDAJE

Banorët, banesat e të cilëve preken nga ndërtimi i projektit të “Unazës së Madhe” kanë dalë në protestë pasditen e sotme.

Untitled

Banorët janë vendosur në zonën e “Unazës së re”, duke bllokuar të dyja akset e rrugës kryesore që kalon aty.

a

“Shtëpitë tona do ti mbrojmë me gjak, poshtë hajdutët, poshtë diktatura, duan shtëpitë tona, këtu vendosim ne, projekt mafioz, qeveri hajdute…”, janë disa nga thirrjet që janë dëgjuar nga protestuesit. Ata kanë hedhur akuza në kor edhe ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erjon Veliaj.

b

Kjo është dita e 13-të radhazi që banorët protestojnë. Protestat janë zhvilluar herë te sheshi para bashkisë e herë në aksion rrugor që lidh sheshin Shqiponja” me mbikalimin.

c

Banorët, banesat e të cilëve është janë të legalizuara dhe preken nga projekti, kërkojnë dëmshpërblim me vlerën reale të tregut dhe jo sipas legjislacionit në fuqi. Për ata që banesat i kanë pa leje, është njoftuar nga autoritet përfitimi i një bosi qiraje 3-vjeçar, por banorët janë kundër kësaj zgjidhjeje.

a

Ata kanë paralajmëruar vijimësi dhe përshkallëzim të protestave, derisa problemi i tyre të marrë zgjidhje.

e

Protesta mbështetet edhe nga opozita. Edhe këtë pasdite, disa deputetë të opozitës si Dashamir Shehu, Klevis Balliu, Flamur Noka e të tjerë, kanë qenë të pranishëm në protestë.

/Panorama/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura