Ultimatumi ndërkombëtar për Demarkacionin

Feb 24, 2018 | 8:20
SHPËRNDAJE

Pas dy dështimeve të njëpasnjëshme të Kuvendit të Kosovës për miratimin e Marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi, në mungesë të konsensusit të brendshëm politik bashkësia ndërkombëtare po kërkon nga subjektet politike që sa më shpejt ta përmbyllë këtë çështje.

gregu-1513962824-811144-1513966590-2111629_1519455483-8477959

Zyrtarë nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, nga Ambasada e Gjermanisë, si dhe nga Komisioni Evropian kanë thënë se ratifikimi i Demarkacionit është hap vendimtar në procesin e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

Ambasadori i amerikan në Kosovë, Greg Delawie, pas shtyrjes së seancës për Demarkacionin për të mërkurën e ardhshme ka kërkuar nga partitë politike që të arrijnë një marrëveshje për të ratifikuar Marrëveshjen e Vjenës. Ai ka thënë se partitë duhet të bëjnë marrëveshje që i vendos qytetarët në radhë të parë.

“Tani është koha që të gjitha partitë politike të demonstrojnë lidership. Bëni një marrëveshje që i vendos qytetarët në radhë të parë. Kaloni Marrëveshjen e Demarkacionit”, ka shkruar Delawie në llogarinë e tij në “Twitter”./Ekspress/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura