Ultimatumi deri në Ramazan për organizatën FETO, flet kryeministri Rama: Nuk i kemi asnjë borxh Presidentit Erdogan!

Jan 20, 2022 | 15:02
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur deklaratave të Presidentit të Turqisë Erdogan për largimin e përfaqësuesve të FETO-s nga Shqipëria.

Pas mbledhjes së Kryesisë së Partisë Socialiste, Rama është shprehur për mediat se vendi ynë nuk i ka asnjë borxh Presidentit të Turqisë.

Sipas kreut të qeverisë, mes miqve dhe vëllezërve nuk ka borxhe, duke e lënë të paqartë nëse ai do të marrë një vendim për largimin e gylenistëve.

Rama: Ne nuk i kemi asnjë borxh, Presidentit të Turqisë, ashtu sikudër Presidenti i Turqisë nuk na ka neve asnjë borxh. Sepse mes miqsh dhe me një miqësi vëllazërore nuk ka borxhe.

Pyetje: Nuk iu përgjigjët pyetjes, pra nuk do të merrni masa për gylenistët në Shqipëri?

Rama: Problemi yt është që ti kërkon edhe pyetjen edhe përgjigjen siç e do ti. Pyetjen e ke ti, përgjigjen e kam unë.

LEXONI EDHE: “FETO në institucionet fetare”, deklarata e Erdogan trazon Komunitetin Mysliman, thërret me urgjencë imamët e myftinjtë

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura