“Ultimatum nga qeveria në Kosovë?”, Vuçiç: Prishtina të bëjë punën e vet, pastaj ta shohim kush është…

| 15:48
SHPËRNDAJE

cccc-780x439

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka thënë se Uashingtoni është serioz në lidhje me heqjen e taksës nga autoritetet në Kosovë. Sipas tij, qendra kryesore botërore është duke e kërcënuar seriozisht kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për heqjen e taksës, shkruajnë mediat serbe, raporton Telegrafi.

“Uashingtoni është absolutisht serioz në kërkesën e tyre që taksa të hiqet dhe unë jam mirënjohës për njerëzit në Shtëpinë e Bardhë dhe Departamentin e Shtetit”, ka thënë Vuçiç, duke shtuar se ai ishte i sigurt se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë këtë presion.

Ai ka folur edhe rreth mundësisë së njohjes së Kosovës nga Serbia.

“Nuk ka asgjë në ultimatumin e Prishtinës që ne ta njohim Kosovën dhe të mos marrim asgjë”, ka thënë presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç sot në Novi Sad, duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari në lidhje me “përgjigjen e Serbisë ndaj të ashtuquajturit ultimatum nga qeveria në Kosovë”.

“Le ta bëjë Prishtina punën e vet, ne tonën – kështu që le të shohim se kush është më i suksesshëm”, citohet të ketë thënë më tej Vuçiç.

Te lidhura



Subscribe

      
             

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.