Ulje temperaturash, mjegull, vranësira. Meteorologët: Në mbrëmje i gjithë vendi përshihet nga…

Oct 30, 2019 | 9:41
SHPËRNDAJE

72713113_764978747274800_4394796741279350784_n

Situatë e qëndrueshme do të mbetet deri mesditën e sotme. Më tej, parashikohet shtim gradual vranësirash mesatare deri dhe të dendura.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se prej orëve të pasdites së sotme, në jugperëndim reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët, të cilat në mbrëmje do të shtrihen në pjesën më të madhe të territorit.

Mjegulla e mjegullina përsëri në mëngjes do të përfshijë luginat dhe bregdetin.

Era do të fryjë e lehtë me drejtim Juglindje- Veriperëndim, ndërsa në bregdet herë herë dhe mesatare, duke u shoqëruar me valëzim të forcës 2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

zonat malore 2ºC deri në 20ºC

zonat e ulëta 6ºC deri në 25ºC

zonat bregdetare 11ºC deri në 23ºC

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura