Ulje ngritjet e talentit shqiptar Dionis Avdiaj

Jan 8, 2016 | 21:37
SHPËRNDAJE

Më 1992 familja e Donis Avdijajt është vendosur nga Kosova në Gjermani. Ai vjen në jetë pas katër vitesh në Osnabrück dhe ka edhe katër vëllezër e motra të tjerë. Prindërit në fillim kishin probleme të gjendeshin në vendin e ri. Vështirësi kishin sidomos me gjuhën. Por djali ityre i shkathët është kujdesur për to: shtëpi, veturë, mirëqenie.

avdiaj

Ai realisht është futbollist i FC Schalke 04, kurse klubit të Sturm Graz-it, për të cilin bën mrekulli, i është dhënë hua. Një lloj mase resocializimi, prishësi i paqës këtu duhet të vijë në mend, thotë artikulli. Para një viti e gjysmë gjithçka dukej ndryshe. Avdija kishte shënuar për FC Schalken në Bundesligën e juniorëve 76 gola në 75 lojë. Kurse për Kombëtaren e U-17-tës në 13 ndeshje ka shënuar 10 gola. Për këtë është laureuar nga Federata Gjermane e Futbollit me medaljen e bronztë Fritz Walter, sepse bënte pjesë ndër tre lojtarët më të mirë të rinj të Gjermanisë. Schalke e nominoi atë për kuadrin e ligës së shampoionëve, ai stërvitej vazhdimisht me ekipin e Bundesligës dhe fitoi një kontratë deri më 2019-tën, me të cilën deri atëherë do të fitojë katër milionë euro. Donis Avdijaj llogaritet në sërën e futbollistëve si Luis Suárez, Mario Balotelli apo Zlatan Ibrahimović, të cilët në momente të mira e vendosin vetë fatin e lojës, kurse në momente të këqia e prishin atë. Por, qendrat e edukimit të talenteve të rinj i nxisin vetëm kadetët e vullnetshëm, loajalë dhe të përshtatshëm.

Media e takon Karsten Schmidtin, këshilltarin dhe avokatin e Avdijajt. Ai është i mërzitur me rrënien e Avdijajt. Sipas tij, gjithçka ka filluar me kontratën e profitit: kontratën e profitit: FC Schalke kishte mësuar për interesimin e FC Liverpoolit për Avdijajn dhe për ta mbajtur, menaxheri i akordoi në kontratë një shumë fiks prej 47 milionë euro. Dhe çfarë bëri Donis Avdijaj? Ai iu drejtua një garazhi me një katalog në dorë dhe bleu një Mercedes-AMG SL 63, 564 PS për 200’000 euro. Kur garazhisti kishte kërkuar të sqaronte bonitetin e klientit të ri, Avdijaj ia kishte tundur kontratën. «Udhë embarë». E si vajti puna e veturës së re? Pas shkurt kohe Avdijaj u ngjesh në Essen në një Lamborghini. Atëbotë mediat kishin spekuluar se kishte qenë i përfshirë në një garë me vetura.

Ndërsa para ndeshjes Avdijaj ishte lavdëruar për angazhimin e tij, pas saj ndërroi pllaka: Trajneri i Shalkes i kishte kumtuar atij se ai nga ai moment vynte më shumë në në ekipin e dytë.

Gazetari, Rafael Buschmann, e ndjek ndeshjen ndërmjet Sturm Graz dhe Austria Wien bashkë me avokatin e Avdijajt në televizorin e barit pranë stadiumit. Pas 90 sekundave lojë ai fillon të ankohet te arbitri, grindet me një lojtar, godet kokën e tija, shkul barin kur dështon… Ai këtë e ka në gjak, kështu duhet të bëjë – thotë avokati. Çdo top kalon nëpër këmbët e tij. Avdijaj luan në Graz, kurse Schalke vazhdon t’ia paguajë dy të tretat e pagës dhe ende e ka të hapur opsionin e kthimit. Po mendohet që Avdijajt t’i jipet edhe një shans i dytë. Ata nuk kanë dilema për lojën e tij, por për kokën.

Këshilltari dhe avokati i tij kishte menduar gjatë kohë për sistemimin e Avdijajt. SC Freiburg, 1. FC Köln, VfL Bochum dhe Union Berlin kishin shfaqur interes për të. Por këshilltari kishte menduar se atij do t’i bënte mirë të qëndronte njëherë larg nga shtëpia dhe shokët. Kur kishin mbërritur në një stadiumin e mjegulluar të Sturm Grazit, Avdija kishte kërkuar vetëm një: Të kthehej në shtëpi. Por këshilltari nuk kishte lëshuar pe.

Trajneri i Sturm Grazit dëshiron që Avdijaj të ngelë aty, ai do e nxisë atë më tutje dhe do t’i falë edhe ndonjë shkarje – mu sikurse dëshiron këshilltari i tij. Edhe pas humbjes së shansit, traneri nuk e ndërron Avdijajn në lojën me Vjenën që po ndjekin gazetari dhe këshilltari. Në minuteën e 66 Avdijaj e përgadit avantazhin 1:0, kurse dhjetë minuta më vonë edhe atë 2:0. «Tifozët e Grazit çmenden fare». Pas fitores, Avdijaj merret menjëherë nga gazetarët. Por, ai edhe në intervista është i paparashikueshëm. Kur e kishin pyetur njëherë se çfarë do të bënte me pagën prej 15 milonë euro ai ishte përgjigjur: «Do të grej një pishinë, pastaj do të hidhem dhe do të notoj aty. Rreth e përqark do të blej kuaj që të mëshikojnë ashu… Kur do të dal nga kjo pishinë me pare do t’i hip njërit dhe do të kalëroj…». Ishte menduar si shaka, por u mor si e vërtetë. Njerëzit mendonin që ky djalosh është krejt i çmendur.

Avdijaj kështu i ka edhe paraqitjet në rrjetet sociale: me vetura, orë, poza… Por pas ndeshjes me Vjenën ai futet në hapësirën e VIP-ave dhe jep bujarisht autograme, fotografohet me tifozët dhe flet me ta. Pastaj e merr Mercedesin e ri C-Klasse, 170 PS nga garazhi i stadiumit, kurse këshilltari i tij e ndjek nga pas dhe përfundojnë në një restoran italian. Avdijaj del nga vetura, përshëndet djathtas e majtas, kurse punëtoren rreth të 50-tave pas banakut e përshëndet me një puthje dore.

Ndërkohë, kolegët e tij Felix Platte, Max Meyer, Leroy Sané po bëjnë karrierë. Njëri prej tyre madje ka marrë një ftesë nga trajneri i Kombëtares gjermane Joachim Löw. Njëherë e një kohë ata kishin qëndruar nën hijen e Avdiajt. Ai i gëzohet suksesit të tyre, por njëkohësisht e kap një krizë kur mendon që Platte do të luajë kundër Real Madridit nën ovacionet e 70’000 shikuesëve, kurse vet të nesërmen do të luajë kundër Grödigut me 1’700 shikues.

Artikulli kujton kur trajneri i të rinjëve të Schalke-A e kishte ndërruar Avdijajn pas katër golash të shënuar, për t’iu dhënë rastin të luanin edhe të tjerët. Ai e kishte marrë këtë si ftohje. Në stërvitjen e radhës Avdijaj s’e kishte prekur topin fare, iu kishte bërtitur lojtarëve kot… Atëherë trajnerit i kishte plasur dhe e kishte vënë Avdijajn vetëm me portierin në njërën anë, kurse 11 lojtarë në anën tjetër – ai ishte dashur ta mësonte se sa të rëndësishëm janë bashkëlojtarët. Por Avdijaj s’e kishte kapur fabulën dhe kishte prirë vetë – me manovra, gjuajtje dhe gol: 1:0! «E kam të vështirë të nënrenditem. Që kur luaj futboll, njerëzit donin që unë t’i nxjerr gështenjat nga zjarri. Kur në nodnjë lojë vinte puna ngushtë, trajnerët bërtisnin gjithmonë, që lojtarët t’ma qisnin topin mua».

Sa u përket gabimeve të tij? Ai e pranon që aksidenti me Mercedesin e parë ishte një bullallëk. Por – shton ai – ata që m’u vursulën pas aksidentit e kishin uruar të parët kur e kishte blerë veturën. Ai e mohon që kishte qenë duke bërë një garë. Policia e paskësh lexuar sinjalin e GPRS-it dhe Avdijaj qenkësh përplasur me tjetrin me një shpejtësi prej 36 kilometrash në orë. «Kjo duhet të kishte qenë gara më e ngadaltë me vetura në botë», thotë ai. Askush nuk i kishte thënë që një veturë e tillë mund t’i sillte probleme. «Isha shumë naiv. Thjesh u gëzova që më në fund mund të kisha një diçka, dhe e morra me leasing veturën e ëndërrave të mia.

Çështja që shtron gazeta është: Sa kryemëvetësi, sa mospërshtatje… duron një ekip. Avdijaj thotë se ai e ka kuptuar që në front nuk duhet të jetë ‹unë›, por ‹ne›. Dhe, i bie celulari: Një mik e thërret ta marrë me veturë, sepse është përfshirë në një aksident. Ai pohon, një gjë e tillë për të është krejt e vetkuptueshme, thotë gazetari. Kur Donis Avdijaj del nga restorani sheh që vetura e tij qëndron varur në merimangën e trafikut: «për ters është parkuar në vendin e taksisë». /Dialog Plus/

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura