Ulje emergjente dhe devijim, çfarë ndodhi në bordin e avionit nga Bolonja për Tiranë

Jan 16, 2018 | 14:50
SHPËRNDAJE

Avioni i “Blue Panorama” i nisur dje nga Bolonja me destinacion final Tiranën u detyrua te devijoje rrugen dhe beri ulje emergjente per shkak te nje situate alarmante lidhur me gjendjen shendetesore te nje pasagjeri ne bord. tir

Lajmin e beri me dije vete Aeroporti “Nënë Tereza” ne Tiranë, dje, teksa njoftonte per mbërritjet në kohë reale në Tirana International Airport.

Sipas faqes se TIR, lexohej se avioni nisur nga Bolonja qe duhet te mberrinte ne Tirane, ka devijuar rruges.

Mediat italiane kane dhene detaje lidhur me ate qe ndodhi ne bordin e avionit.  Ulja e emergjencës dje në Pescara u bë pasi një pasagjer 77-vjec u ndje keq. Ashtu si e parashikonte protokolli për raste të tilla, u ndez alarmi dhe u njoftuar ulja emergjente e avionit.

Në pistë avionin e priste një ambulancë e njoftuar për urgjencën. Mjekët aty i dhanë ndihmën e para pasagjerit para se të bënin transferimin e tij në spital.

Ata folën për dyshime lidhur me një infarkt, por pa dhënë shumë detaje. Ndërkohë, vetëm pak më pas, avioni u ngrit sërish nga Pescara për të marrë rrugën e lënë në mes drejt Tiranës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura