Ulje e lehtë e rasteve/ 7 viktima nga koronavirusi në 24 orët fundit! Ja si paraqitet situata në spitale

Sep 20, 2021 | 18:06
SHPËRNDAJE

spitali infektiv-covid-te-burgosur-ambulance (8)

Shqipëria ka shënuar një ulje të lehtë të rasteve të reja me koronavirus në 24 orët e fundit. Ministria e Shëndetësisë njofton se nga 4.081 testime, janë regjistruar 451 raste.

Fatkeqësisht kanë humbur betejën me koronavirusin, 7 qytetarë ku prej fillimit të pandemisë, janë regjistruar 2.587 viktima.

Në të gjithë vendin, aktualisht janë 12.700 pacientë aktivë me COVID-19. Në Spitalin Infektiv, aktualisht po marrin trajtim 242 pacientë, prej të cilëve 22 janë në gjendje më të rënduar.

Janë shëruar 533 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 148,117 që nga fillimi i epidemisë.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 4081 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 451 qytetarë, në këto bashki: 227 raste në Tiranë, 38 në Fier, 31 në Durrës, 21 në Korçë, 17 në Berat, 12 në Sarandë, nga 11 raste në Shkodër, Kavajë, 10 në Pogradec, 9 në Pukë, nga 6 raste në Kukës, Krujë, nga 5 raste në Lezhë, Dibër, Delvinë, nga 4 raste në Tropojë, Lushnje, Divjakë, nga 3 raste në Has, Kamëz, nga 2 raste në Librazhd, Gramsh, Kuçovë, Vlorë, Vorë, Malësi e Madhe, nga 1 rast në Mirditë, Kurbin, Mat, Libohovë, Përmet, Tepelenë, Kolonjë.

Janë 12,700 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 242 pacientë, nga të cilët 22 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19 7 qytetarë: 2 qytetarë nga Fieri të moshave 49-62 vjeç, 1 qytetare 58 vjeçe nga Elbasani, 1 qyterare 64 vjeçe nga Vlora, 1 qytetar 70 vjeç nga Kavaja, 1 qytetar 78 vjeç nga Tirana, 1 qytetar 85 vjeç nga Gjirokastra.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve. Janë shëruar 533 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 148,117 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (20 Shtator 2021)

Raste të reja ditore        451
Të shëruar në 24 orë      533
Të shtruar në spitale       242
Humbje jete në 24 orë     7
Testime ditore                 4081
Testime totale              1,155,721
Raste pozitive               163,404
Raste të shëruara           148,117
Raste Aktive                   12,700
Humbje jete                     2,587

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë             5410
Shkodër          1351
Fier                1197
Durrës            1185
Vlorë               742
Lezhë              599
Elbasan           627
Berat               500
Kukës              307
Korçë              306
Gjirokastër      259
Dibër                217

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura