Ulja e pagave, Basha: Llukashenko dhe Rama, luanët e Europës

Sep 2, 2015 | 9:27
SHPËRNDAJE


Kreu i Partisë Demnokratike, Lulzim Basha ka akuzuar kreun e qeverisë, Rama për pagat e ulëta që marrin shqiptarët. Basha, duke iu referuar FMN shkruan se Shqipëria dhe Bjellorusia janë të vetmet vende të Europës ku pageat pësuan rënie. 

Në një postim në profilin e tij në Facebook, Basha ka publikuar grafikun e FMN që ilustron pikërisht pagat në Europe.

basha“Dy luane ka sot Europa, Llukashenko dhe Edi Rama. Shqiperia dhe Bjellorusia dy vendet e vetme ne Europe sipas FMN ku rane pagat reale”- shkruan Basha.

Sipas kreut të opozitës, ne Shqiperi pagat dhe pensionet nuk u rriten por rane “sepse 160 milione dollare u vodhen vetem ne 7 muaj nga doganat dhe tatimet”.

“Rrit taksat, vidh taksat dhe bjeri popullit. Kjo eshte dyshja Rama-Meta”- shkruan Basha.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura