“Ulja drastike e peshës është si të bjerë tërmet brenda trupit”, specialisti i bimëve mjekësore zbulon një sekret: Ja me çfarë ta nisni ditën që të dobësoheni

May 26, 2020 | 13:00
SHPËRNDAJE

Rënia në peshë është shprehi e një shëndeti të mirë. Nevoja për t’u ndierë mirë, por edhe lakmia për një pamje të bukur, bëjnë që shumë njerëz të bëjnë edhe gabime të rënda me trupin e tyre. Specialisti i bimëve mjekësore, Ylli Merja, këshillon të mos tentojmë të ulim peshën në një kohë të shkurtër, pasi kjo e çon trupin në parametra të rrezikshëm.merja

Si çdo javë, i ftuar në emisonin “Vila 24” moderuar nga Androniki Kolka në TV “News 24”, Merja tha se të biesh menjëherë nga pesha është si të bjerë tërmet brenda trupit. Për të shkuar me hapa të matur drejt një peshe ideale, Merja thotë se kjo bëhet duke rregulluar strukuturën ushqimore.

Sipas tij, janë të domosdoshme frutat e perimet, si edhe raportet e nevojshme të kombinimit me karbohidrate.

“Trupi të ketë ushqim që të punojë çdo 3-4 orë e të bëjë zbrazjen. Organizmi nuk duhet të jetë i ngopur me yndyra, proteina e karbohidrate të larta.”-shton Merja ndërsa tërheq vëmendjen të mos marrim më shumë se 2000-2500 kalori në ditë në mënyrë që trupi të shfrytëzojë dhjamin.

Ai i kushton vëmendje pastrimit të trupin përmes jashtëqitjes së përditshme ku bëhet dalja e toksinave që janë prodhuar nga përpunimi i vlerave ushqimore.

Për të nisur ditën Merja sugjeron ujë me limon e fara liri për femrat e ujë me limon e fara cia për meshkujt.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura