Ulet numri i viktimave nga koronavirusi/ 3 humbje jete në 24 orë! MSH: Ja sa raste u regjistruan

Oct 16, 2021 | 17:18
SHPËRNDAJE

Këtë të shtunë është shënuar një ulje e numrit të viktimave nga koronavirusi në krahasim me ditët e mëparshme.

infektivi

Ministria e Shëndetësisë njofton se kanë humbur jetën 3 qytetarë. Në 24 orët e fundit janë shënuar 428 raste të reja nga 3.549 testime të kryera në total.

Aktualisht në të gjithë territorin janë 6.289 pacientë aktivë me COVID-19. Në spitalet COVID po marrin trajtim mjekësor 158 pacientë të infektuar, 23 prej të cilëve janë në gjendje të rënduar.

Janë shëruar 501 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 168,437 që nga fillimi i epidemisë.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 3,549 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 428 qytetarë, në këto bashki: 171 qytetarë në Tiranë, 46 në Kamëz, 30 në Fier, 17 në Durrës, 12 në Lushnje, 11 në Korçë, 10 në Shkodër, Krujë, 9 në Gjirokastër, Sarandë, Elbasan, 8 në Kukës, Lezhë, Vlorë, Kolonjë, 7 në Patos, 4 në Tropojë, Kurbin, Vorë, Gramsh, 3 në Bulqizë, Mallakastër, Dimal, Kuçovë, Libohovë, 2 në Has, Kavajë, Divjakë, Himarë, Përmet, Tepelenë, Memaliaj, Pogradec, Berat, 1 në Vau Dejës, Mirditë, Dibër, Mat,  Rroskovec, Konispol.

Janë 6,289 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 158 pacientë, nga të cilët 23 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19, tre qytetarë: një qytetar nga Berati 66 vjeç, një qytetar nga Tirana 74 vjeç dhe një qytetar nga Vlora 88 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Janë shëruar 501 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 168,437 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (16 Tetor 2021)

Raste të reja ditore        428
Të shëruar në 24 orë      501
Të shtruar në spitale       158
Humbje jete në 24 orë    3
Testime ditore                3,549
Testime totale              1,257,173
Raste pozitive                177,536
Raste të shëruara           168,437
Raste Aktive                     6,289
Humbje jete                     2,810

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë            3036
Durrës            745
Fier                 663
Shkodër         502
Elbasan          238
Lezhë              185
Gjirokastër      202
Berat              184
Vlorë              144
Korçë             161
Kukës             148
Dibër              81

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura