Ulet çmimi i naftës në bursa, grosistët: Kosto në Shqipëri 150 lekë/litër

Jan 8, 2016 | 12:45
SHPËRNDAJE

Rënia e çmimit të naftës në tregjet ndërkombëtare u reflektua dje në disa pika karburantesh në vend.

nafta kontrabande1Një fuçi naftë në tregjet ndërkombëtare është shitur 32,89 dollarë, kurse në disa pika me pakicë në vend nafta është shitur 163 lekë për litër. Krahasuar me muajin dhjetor, çmimi ka rënë 5 lekë, ku nafta u shit 168 lekë për litër.

Për festat e fundvitit, nafta në disa pika karburantesh u shit 160 lekë për litër, duke qenë më shumë si ofertë festash, sesa një ulje e qëndrueshme. Pavarësisht situatës në tregjet ndërkombëtare, ulja e çmimit në vend nuk pritet të reflektohet në të gjitha pikat e karburantit.

Shkak janë taksat e larta që paguajnë tregtarët. Sipas Shoqatës së Hidrokarbureve, për një litër naftë të shitur tregtarët paguajnë 150 lekë për litër, duke përfshirë TVSH-në, taksat vendore dhe kostot e tjera.

Kostos së taksave të larta u shtohet edhe ajo e licencimit të pikave të karburantit. Licenca për një pikë karburanti, me tarifat e reja është 5-9,5 milionë lekë.

Shoqata e Hidrokarbureve, taksat e larta dhe tarifat e licencimit i rendit si arsyet kryesore që ulja e çmimit të mos jetë e qëndrueshme.

Rënie në bursat ndërkombëtare çmimi i shitjes të naftës për fuçi shënoi edhe në muajin dhjetor. Agjentët e bursave e cilësuan si rënien historike të çmimit në këto 15 vitet e fundit.

Në tregun vendës nuk pati asnjë ndryshim të çmimit. Bursat e huaja parashikojnë ulje të mëtejshme të çmimit, në një kohë që edhe vendet e Lindjes kanë rritur prodhimin.\

DORINA AZO

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura