Ulërima e lot në lamtumirën e 8 viktimave, plotësohet amaneti i gjyshit, varrosen në tokat e tyre (VIDEO)

Aug 11, 2018 | 14:35
SHPËRNDAJE

Nuk ka fjale te pershkruaje dhimbjen e madhe ne ceremonine e lamtumires per 8 viktimat e dy familjeve Zykaj, vrare nga kusheriri i tyre, Ritvan Zykaj, 24 vjec, tashme i arrestuar.

varrim2

Gazetarja e “Panorama”, raporton se ata do te varrosen ne tokat e tyre, sipas nje amaneti qe kishte lene edhe gjyshi, Demiri.

varrim3 varrim4

Ne varrim ka pjesemarrje nga tere fshati, i cili eshte pllakosur nga dhimbja e madhe per kete ngjarje teper te rende. varrimi

1 2 varrim5 varrim6

Masakra me 8 viktima/ Braktiset banesa e autorit, kujë në shtëpinë e Sarës e Ledjonit

Familja e Ridvan Zykajt dhe viktimave të shtëpisë së Demir Zykajt ndodheshin përballë njëra-tjetrës në fshatin Resulaj të Selenicës. Tek e para ka pllakosur heshtja absolute, ndërsa tek e dyta vaji ka shpërthyer dyert.

Resulaj-2

Në banesën ku vrasësi Ridvan Zykaj jetonte me prindërit, motrën dhe vëllain, asgjë nuk është prekur, gjithçka është lënë si ditën e djeshme para gjëmës. Rrobat e ndera në tel nuk janë mbledhur, ndërsa porta e jashtme është e hapur dhe kushdo mund të hyjë brenda.

Prindërit, motra dhe vëllai kanë ikur nga shtëpia, janë strehuar tek të afërm të tjerë jashtë fshatit që prej orëve të para të mëngjesit, pasi dhanë dëshminë e tyre në polici.

Gazetari Enrik Mehmet që ndodhet në Resulaj prej ditës së djeshme ka sjellë për “BalkanWeb” panoramën e rrugës ku ndodhi ngjarja. Pak hapa larg, përballë shtëpisë së 24-vjeçarit Ridvan Zykaj ndodhet banesa e Sarës e Ledjonit dhe gjyshërve të tyre. Dyert janë të hapura e njerëz me të zeza hyjnë e dalin. Kuja dëgjohet prej së largu për 8 njerëzit e një familjeje që mbyllën derën.

Ridvan Zykaj u kap në periferi të Selenicës mëngjesin e sotëm nga policia. Gazetari Enrik Mehmeti raportoi për “BalkanWeb” se ai ndodhej rreth 3 km larg nga banesa e tij në vijë lineare i fshehur në shkurre.

8 njerëz u vranë dje pasdite me kallashnikov nga Ridvan Zykaj, të gjithë pjesëtarë të familjes Zykaj, xhaxhai i babait të autorit me grua dhe familja e djalit të tij. Më të vegjëlit ishin Sara, 17 vjeçe dhe Ledjoni, 9 vjeç.

BW

http://www.balkanweb.com/masakra-ne-selenice-kuje-ne-familjen-e-sares-e-ledjonit-hapen-dyert-e-mortit-braktiset-banesa-e-autorit/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura