Ulërasin dhe fshihen të tmerruar, britmat e qytetarëve pak pas vrasjes së Pjerin Xhuvanit/ Video nga momenti

Apr 21, 2021 | 17:14
SHPËRNDAJE

Këto janë momentet pak pas vrasjes së Pjerin Xhuvanit në qytetin e Elbasanit. Banorët largohet nga vendi i ngjarjes duke bërtitur të tmerruar.

Në video shihet momenti kur një automjet policie afrohet në vendin e ngjarjes.

Krimi i rëndë që ndodhi këtë të mërkurë në Elbasan, la pas edhe tre persona të plagosur përfshirë edhe një oficere policie.

Kjo është ngjarja më e rëndë që ndodh në këtë fushatë zgjedhore.

Të plagosur kanë mbetur shtetasit: Elton Budinaku, 31 vjeç, Pavlo Vuksani, 50 vjeç, Emiljano Prenga 38 vjeç, policia Xhensila Sota, 26 vjeç.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura