UKT përfundon një investimin, vendosen pusetat e reja në rrugën “Ali Demi”

Nov 14, 2019 | 13:03
SHPËRNDAJE

629a5094-c79d-4bfc-bc07-d8832103f930Punonjësit Ujësjellësit në Tiranë kanë nisur të marrin masat për shmangien e bllokimit të pusetave gjatë ditëve të dimrit me reshje shiu. Punonjësit e terrenit kanë nisur jo vetëm pastrimin por edhe vendosjen e pusetave të reja.

Puna është përqendruar në zonën e Ali Demit, ku UKT është drejt përfundimit të një investimi për ndërtimin e pusetave të reja, të cilat jo vetëm do të zëvendësojnë ato të vjetrat, por do të sigurojnë një qarkullim më të mirë të ujërave të bardha dhe të zeza.

“Në këto ditë vjeshte punojmë edhe me më shumë forca jo vetëm në pastrimin e pusetave por edhe në vendosjen e atyre te reja. Grupet tona në terren gjatë punës për vendosjen e pusetave të reja në rrugën “Ali Demi”, – thotë UKT në faqen e saj.

Ndërkaq, specialistët e ndërmarrjes së Ujësjellësit thonë se “punojmë çdo ditë me ritme të shpejta për të përfunduar në kohë çdo ndërhyrje, për të siguruar qëndrueshmëri dhe cilësi.

0c5aedda-1bc6-42d3-8228-457df8357eb4

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura