Ukraina përmbys Australinë dhe fiton “Eurosong” me votat e publikut

May 15, 2016 | 8:55
SHPËRNDAJE

Ukraina është fituese e festivalit evropian, Eurovison 2016. Ukraina u përfaqësua me këngëtaren Jamala me këngën e saj ‘1944’.

epaselect epa05306868 Ukraine's Jamala reacts after winning the 61st annual Eurovision Song Contest (ESC) at the Ericsson Globe Arena in Stockholm, Sweden, 14 May 2016. There were 26 finalists competing in the grand final. EPA/MAJA SUSLIN SWEDEN OUT

Të gjitha shtetet pjesëmarrëse kanë dhënë pikët e tyre për këngët, duke iu referuar votave të publikut dhe jurive respektive. Ndryshe nga vitet e tjera, këtë vit ka ndryshuar mënyra e votimit. Australia ishte e para nga pikët që dhanë shtetet, por publiku e përmbysi duke nxjerrë fituese Ukrainën.

Nëna e këngëtares Jamala është armene, ndërsa babai tatar. Origjina e saj është nga Kirgistani, por që pjesën më të madhe të jetës e ka kaluar në Krimenë tashmë të aneksuar nga Rusia.

Kënga e saj flet për shpërnguljen e tatarëve nga Krimea në kohën e Stalinit. Refreni është në gjuhën tatare: Fjalët që i ka dëgjuar nga stërgjyshja për rininë e humbur larg vendlindjes.

Shqipëria pikët maksimale, (12 pikë) i ka dhënë për Australinë, ndërsa këngëtarja Dami Im në shenjë mirënjohje ka bërë me duar shqiponjën.

Në finalen e madhe të Eurovision morën pjesë 26 shtete, 10 të kualifikuara nga gjysmëfinalja e parë, ndërsa 10 të tjera të kualifikuara nga gjysmëfinalja e dytë. 6 shtete kualifikohen automatikisht për në finale për shkak të kontributit që japin për organizimin e këtij kompeticioni.

Shqipëria këtë vit u përfaqësua nga Eneda Tarifa me këngën ‘Fairytale’, por nuk arriti të kualifikohet për në finale. Eurovision këtë vit u zhvillua në Stokholm të Suedisë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura