“Ukraina mund të pushtohet në mesin e shkurtit”/ Pas paralajmërimit, SHBA-të dërgojnë 81 tonë municione në Kiev (Foto)

Jan 29, 2022 | 9:49
SHPËRNDAJE

Shtete e Bashkuara të Amerikës kanë dërguar ngarkesën e katërt me ndihma ushtarake në Ukrainë, ku përfshihen 81 tonë municione të kalibrave të ndryshëm. Lajmi është bërë i ditur nga ministri ukrainas i Mbrojtjes, Alexey Reznikov, i cili përmes një postimi në Twitter ka shprehur falënderimet ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

avionet

“Avioni i katërt ka sjellë tani 81 tonë municion të kalibrave të ndryshëm në Ukrainë. Javën e ardhshme ne presim aeroplanë të rinj amerikanë me ndihma ushtarako-teknike për të forcuar kapacitetet mbrojtëse të Ukrainës”, shkroi Reznikov në Twitter.

Sipas raportimeve të mediave, SHBA-të planifikojnë të dërgojnë rreth 200 milionë dollarë ndihma ushtarake në Ukrainë, e cila përfshin municion, armë antitank dhe pushkë.

Ndihma vjen në një kohë kur tensionet mes Rusisë dhe Ukrainës kanë arritur në pikën kulminante, ku Moska ka lokalizuar mbi 100 mijë trupa në kufi dhe sipas parashikimeve të Washington-it do të pushtojë Ukrainën në mesin e muajit shkurt.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura