Ukraina, fushëbeteja e kredibilitetit të Aleancës Transatlantike

Jan 28, 2022 | 7:30
SHPËRNDAJE

piroahmetaj1GJENERAL PIRO AHMETAJ

Së pari, privilegj dhe përgjegjësi të ndiqja video-konferencat e Atlantic Counsil of Washington DC; mes Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s me Presidentin e USA, Autoritetet e UK, Francë, Gjermani, Poloni, Itali dhe BE; në NATO HQ dhe Munich Security Conference mbi:

“Vlerësimet e rrezikut, qëndrimet, përpjekjet diplomatike dhe prezencën në terren për ta ndalur ose përballur me kërcënimet kibernetike dhe makinerinë ushtarake të Rusisë në përpjekjet për pushtimin e Ukrainës si dhe dominimin e hartës gjeopolitike jo vetëm në këtë rajon”!

Nga ana tjetër, strategjistët mendojnë se Putini ka shkuar shumë larg dhe përtej mundësive reale që ka Rusia për të pushtuar një “shtet sovran” si dhe sprovuar Aleancën Transatlantike me ambiciet e tij për të “rivendosur/zgjeruar” kufijtë e influencës gjeopolitike në Ukrainë, Detin e Zi dhe me gjerë. Kështu që përtej përfitimeve afatshkurtra që ka arritur, do të dështojë dhe dalë i humbur në planin afatgjatë.

Së dyti, e gjithë bota ka shtangur me sytë nga pasojat e një agresioni ushtarak që do ishte një përballje fatale jo vetëm për fatet e integritetit territorial të Ukrainës, por do të zgjerohej të sprovonte unitetin, kredibilitetin, status-quonë dhe interesat gjeopolitike të USA, NATO-s, BE-së, Vendeve Baltike, të Detit të Zi, Europës Juglindore, Kosovë, Bosnje-Hercegovinë dhe jo vetëm.

Së treti, mbetem besimplotë se jo vetëm supremacia ushtarake e aleancës së USA & NATO-s, por fuqia e paqes, solidaritetit, kohezionit, angazhimeve dhe vlerave të përbashkëta euroatlantike do të përballen dhe triumfojnë mbi këtë rrezik si dhe ndaj çdo kërcënimi tjetër.

Së fundmi, nuk ka asnjë mëdyshje se në këtë përballje, Republika e Shqipërisë do të rreshtohet jo vetëm me solidaritet dhe kohezion të pakushtëzuar në krah të ShBA dhe NATO-s, por edhe të kontribuojë me kapacitete shtesë në mbrojtje të sovranitetit, stabilitetit demokratik, interesave dhe vlerave demokratike në Ballkan dhe më gjerë.

Zoti e bekoftë partneritetin strategjik të RSH-së me USA si dhe Aleancën Transatlantike (NATO)!

Shënim: Marrë nga faqja fb: Ret. Gen * Piro AHMETAJ Seinor Expert për SK dhe NATO-n, Zv/President i Këshillit të Atlantikut, Këshilltar Ushtarak i Presidentit të RSH, Zv/SHSHPFA dhe Përfaqësues Kombëtar në SHAPE/NATO.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura