Ukraina fiton “Eurovision 2022”! Ja shtetet që u renditën në vendin e dytë dhe të tretë

May 15, 2022 | 1:04
SHPËRNDAJE

Ashtu siç pritej Ukraina është shpallur fituese e “Eurovision 2022”!

Orkestra “Kalush” me këngën “Stefania” arriti të grumbullojë 631 pikë, duke lënë pas Britaninë e Madhe dhe , Spanjën të cilat u renditën respektivisht në vendin e dytë dhe të tretë.
Ishte vota e publikut ajo që përmbysi rezultatin duke i dhënë Ukrainës vendin e parë në garë. Ukraina mori në total 449 pikë nga publiku, ndërsa 182 pikë nga juria e shteteve.

FSwSCm5WIAAKqqM (1)

Pasi përfunduan performancën e tyre me këngën “Stefania”, e kënduar në gjuhën ukrainase, e cila është një homazh për nënën e Psyuk, Orkestra Kalush bënë edhe një thirrje për të ndihmuar Ukrainën.

“Ju lutem ndihmoni ukrainën dhe Marioupolin. Ndihmoni Ukrainën tani” thanë ata në përfundim të performancës.

Pikët maksimale nga juritë e shtetve ishin për Britaninë e Madhe me 283 pikë, që ndiqej nga Suedia dhe Spanja. Kujtojmë se Shqipëria, e përfaqësuar nga këngëtarja Ronela Hajati me këngën “Sekret”, nuk arriti të kualifikohej në finale. Ndërsa sa i përket pikëve të jurisë shqiptare, Italia u vlerësua me 12 pikë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura