Ujësjellësi dhe trajtimi i derdhjeve në det, 25 milionë euro për Himarën

May 10, 2022 | 16:51
SHPËRNDAJE

Himara do të ketë një sistem të ri kanalizimesh si pjesë e projektit që po mbështet qeveria gjermane përmes bankës KfW.

DERDHJE-NE-DET

Fondi Shqiptar i Zhvillimit shpalli së fundmi kompaninë fituese që do të bëjë zbatimin e projektit për një afat 24 mujor me një ofertë prej 10.7 milionë eurosh. Në objekt të kontratës është “Ndërtim/rikonstruksion i sistemit të kanalizimeve të Himarës, stacioneve të pompimit, impiantit të trajtimit të llumit, derdhjeve të detit”.

Nga ana tjetër Fondi Shqiptar i Zhvillimit njoftoi edhe më herët në fund të prillit për një tjetër procedurë për të cilin kishte përfunduar vlerësimi i ofertave dhe ku ishte shpallur kompanie fituese.

Bëhet fjalë për tenderin me objekt kontrate” Ndërtim/Rikonstruksion i paketave të Ujësjellësit Himarë B-E + SCADA” i cili ishte pjesë e Programit për Furnizimin me Ujë të Zonave Rurale IV.

Kompania fituese ofroi për realizimin e projektit një shifër prej 13.9 milionë euro dhe do të ketë një afat për zbatimin e projektit prej 20 muajsh.

Për një zonë bregdetare që ka fokus kryesor të zhvillimit të tij turizmin pjesa e kanalizimeve dhe trajnimit të ujërave që derdhen në det merr një rëndësi jetike. Për Himarën ky nuk është projekti i vetëm ku është angazhuar qeveria gjermane. Më herët ka pasur edhe investime të tjera po në funksion të trajtimit të ujërave që derdhen në det.

Programit IV i Ujësjellësit Rural ka një vlerë është 44 milionë euro, nga të cilat 42 milionë euro janë siguruar nga Qeveria Gjermane nëpërmjet KFW dhe zbatohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit. Pas grantit të parë, 2.22 milionë euro të tjera janë mundësuar nga Korniza e Investimeve për Ballkanin Perëndimor (WBIF), mbështetja e grantit u mundësua nga kontributet e donatorëve dypalësh në Fondin e Përbashkët WBIF dhe do t’i kushtohet mbikëqyrjes së punimeve.

Ujësjellësi Rural IV fokusohet në furnizimin me ujë dhe trajtimin e ujërave të zeza në rajonin bregdetar të Himarës dhe Orikumit. Objektivi i tij është të përmirësojë ndjeshëm furnizimin me ujë të pijshëm dhe situatën sanitare në zonën bregdetare./Monitor

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura