Ujëmbledhësi i Vaut të Dejës do të prodhojë edhe energji diellore/ Drejtori i KESH prezanton projektin e parë të këtij lloji në rajon

Mar 5, 2021 | 17:36
SHPËRNDAJE

Drejtori i Korporatës Energjetike Shqiptare, Benet Beci thotë se po KESH së bashku me BERZH po përgatisin projektin që konsiston në ndërtimin e një ishulli fotovoltaik lundrues mbi sipërfaqen e rezervuarit pranë hidrocentralit të Vau të Dejës.

155529728_201350448450407_2688026962820311165_n

Sipas tij, ky është projekti i parë i këtij lloji në vendin tonë dhe në rajon.

Beci bën me dije se Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim ka financuar 100% fazën studimore të këtij projekti nëpërmjet një granti, duke angazhuar në këtë proces ekspertizën më të mirë ndërkombëtare.

Reagimi i plotë:

Projektet e impianteve fotovoltaik lundrues, vitet e fundit gjithmonë e më shumë po marrin zhvillim edhe për vetë faktin se kanë impakt minimal në mjedis dhe mbi të gjitha nuk shoqërohet me kërkesë për sipërfaqe toke.

Në kuadër të diversifikimit të burimeve gjeneruese të energjisë elektrike, KESH në bashkëpunim me BERZH është duke përgatitur një projekt të tillë, që konsiston në ndërtimin e një ishulli fotovoltaik lundrues mbi sipërfaqen e rezervuarit pranë Hec Vau Dejës.

Ky impianti fotovoltaik lundrues do të ketë një kapacitet të instaluar prej 12.9 MWp dhe prodhimi mesatar vjetor parashikohet të jetë 18500 MWh që e bën dhe projektin e parë në llojin e vet që zhvillohet në vendin tonë por edhe në rajon.

Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim ka financuar 100% fazën studimore të këtij projekti nëpërmjet një granti, duke angazhuar në këtë proces ekspertizën më të mirë ndërkombëtare.

Së shpejti do të nis procesi i prokurimit për të përzgjedhur subjektin, i cili brenda vitit do të jetë në fazë zbatimi.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura