UFO në Kili? Qeveria pohon se disku fluturues nuk është i bërë nga njeriu

Apr 17, 2015 | 12:28
SHPËRNDAJE

Një UFO që u filmua në Kili nuk është ‘një objekt i njohur i bërë nga njeriu’, sipas qeverisë së vendit.

Zyrtarët kanë publikuar pamjet pas përfundimit të një hetimi të plotë dhe kanë njoftuar në një raport se objekti misterioz nuk është i njohur për ta.

Ata konfirmuan se disku prej argjendi që shihet në këtë klip ishte rreth 10 metra në diametër dhe kreu lëvizje vertikale dhe horizontale, që asnjë avion tjetër nuk mund t’i bëjë, sipas raporteve të medias kiliane.

Imazhet janë filmuar në prill 2013 nga minatorët e Collahuasi. Autoritetet kanë mohuar edhe raportet se objekti mund të jetë një dron.

Hetimet mbi atë se çfarë ishte ky objekt vijojnë, por banorët e zonës vijojnë të këmbëngulin se bëhet fjalë për prezencë jashtëtokësore, raporton “Mirror”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura