UEFA takim me ECA-n, ja çfarë vendos për Champions-in dhe Ligën e Europës

Mar 25, 2020 | 11:38
SHPËRNDAJE

Emergjenca e Koronavirusit e ka futur në kolaps sezonin futbollistik në dy fronte: atë të kampionateve kombëtare dhe kupave të Europës.

UEFA

Pasi u diskutua sesi do të mbyllen kampionatet, “Corriere dello Sport” zbulon se çfarë është diskutuar në takimin e djeshëm mes UEFA-s dhe ECA-s (Shoqatës së Klubeve Europiane) dhe Ligave Europiane, që përfaqëson ligat kombëtare.

Prioriteti mbetet përfundimi i kampionateve kombëtare me çdo mënyrë që preferojnë, por me një afat kohor mbi të cilin nuk duhet të kalohet: mesi i muajit korrik. Në këtë pikë, ambicia është që të rinisë Liga e Kampioneve dhe ajo e Europës, duke e strukturuar si dy turne të vegjël europiani: një formulë që lejon mbylljen e sezonit në harkun e dy javëve.

Kështu sezoni 2019-20 do të mbyllen zyrtarisht në gusht, do të shpëtoheshin pushimet e lojtarëve, duke sakrifikuar edhe ndonjë miqësore verore dhe nisja e sezonit 2020-21 do të bëhej normalisht, duke mos i ngushtuar afatet për Europianin e shtyrë në verën e vitit 2021.

ANDROLI DRALO – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura