UEFA ka vendosur që të mos e dënojë Dani Uelbek-un për stimulimin brenda zonës ndaj Milanit. Uelbek fitoi një penallti për Arsenalin, kur rezultati ishte 0-1 në favor të italianëve.
Sipas “The Sun”, institucioni më i rëndësishëm i futbollit evropian, ka vendosur të mos marrë penalitete serioze ndaj sulmuesit anglez.
Siç duket, Uelbek i shpëtoi dënimit për stimulim jo vetëm nga arbitri i ndeshjes, por edhe nga UEFA.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al