UEFA merr propozimet për vazhdimin e futbollit, pëlqehet ideja që të ndodhë si në 1999-ën dhe titulli t’i jepet…

Mar 16, 2020 | 14:40
SHPËRNDAJE

UEFA ka njoftuar se ditën e martë do të ketë një mbledhje me 55 federatat europiane, për riorganizimin në futbollin europian, për shkak të Koronavirusit.115205150-fcd9dc60-26c5-4640-8c9f-06c91dc24d34

Janë 3 pika kryesore që do të diskutohen: shtyrja e mundshme e Europianit, përfundimi i kupave europiane dhe kriteret për kualifikimin në Champions dhe Europa Ligë për sezonin e ardhshëm.

Në gjendjen e tanishme, skenari më i mundshëm dhe më i zbatueshëm është që Euro 2020 do të shtyhet për në vitin 2021 në verë, për t’i lënë kohën çdo kampionati të përfundojë deri në fund të qershorit.

Gjithashtu UEFA ka marrë shumë propozime, teksa mbështet edhe formulën që titullin ta marrë skuadra që ka qenë në krye të klasifikimit deri në momentin e pezullimit të kampionatit. Në këtë rast, edhe renditja për kualifikimin në kupat europiane do të konsiderohej bazuar në kohën e ndalimit në kampionat, ndërsa federata ndërkombëtare.uefa-euro-2020_19q2ju194kvfc1xc4mm3myjdrv

Në fakt, ekziston vetëm një precedent, UEFA në vitin 1999 vendosi t’i japë titullin Partizanit të Beogradit , i cili ishte udhëheqësi i kampionatit kur u pezullua dhjetë ditë nga fundi për shkak të shpërthimit të luftës ballkanike.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura