UEFA lëshon “bombën”: Ky sezon mund të anulohet

Mar 28, 2020 | 22:12
SHPËRNDAJE

“Ne kemi një Plan A, B ose C: për ta rinisur në muajin qershor ose në fund të qershorit. Nëse nuk do të jemi në gjendje që të ekzekutojmë asnjë nga këto plane, atëherë sezoni do të dështonte”. Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, lëshon alarmin se nëse ky edicioni 2019-20, i ndërprerë prej pandemisë së Koronavirusit, nuk rinis deri në fund të muajit qershor, atëherë sezoni do të deklarohej nul.

ceferin shqiperi
Qeveria europiane e futbollit ka krijuar një task forcë për të ndërtuar një kalendar të mundshëm për federatat europiane ku është ndërprerë kampionati, pasi pandemia e Covid-19 ndërpreu të gjitha kampionatet kryesore. Por, ndërsa Ceferin thotë se ka shumë skenarë për t’u konsideruar, ai nuk arrin të sigurojë dot se ky sezon do të japë verdiktet e tij dhe gjithçka do të varet nga sesi do të shkojë pandemia.

ceferin

“Askush nuk e di kur do të përfundojë pandemia”, tha ai gjatë një interviste për gazetën “La Repubblica”.

“Nëse nuk do të jemi në gjendje për të ekzekutuar një nga planet tona, atëherë sezoni do të dështonte. Ka gjithashtu një mundësi për ta përfunduar këtë sezon në fillim të sezonit të ardhshëm, gjë që do të ishte më pas shtyrjen e tij, duke e nisur pak më vonë”.

ANDROKLI DRALO

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura