UEFA jep garanci, finalja e Ligës së Kampioneve do të luhet në stadiumin e…

Apr 30, 2021 | 8:49
SHPËRNDAJE

UEFA ka konfirmuar se finalja e Ligës së Kampioneve 2021 do të luhet sipas planit në Stamboll dhe do të ketë një numër të kufizuar tifozësh, pavarësisht nga rritja e numrit të infektimeve me Koronavirus në Turqi.

champions-league-800x504

Ndërkohë që finalja e Ligës së Europës në Gdansk të Polonisë, më 26 maj, pritet të ketë 10 mijë tifozë. Turqia nisi për herë të parë një mbyllje të plotë ditën e djeshme, por UEFA pret që sërish të luhet me një numër tifozësh në stadiumin “Olimpik Ataturk” më 29 maj.

“Finalja e Champions-it do të zhvillohet në Stamboll më 29 maj me një numër të limituar spektatorësh dhe ne kemi marrë garancitë se izolimi i përkohshëm që do të jetë në fuqi deri më 17 maj nuk do të ketë ndonjë ndikim për ndeshjen”, thuhej në deklaratën e UEFA-s.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura