UEFA heton Lokomotivën e Moskës për thirrjet raciste “Virtini shqiptarët”

Oct 5, 2015 | 16:56
SHPËRNDAJE

UEFA ka nisur hetimet për ndaj skuadrës ruse, Lokomitva e Moskës, për thirrjet raciste ndaj shqiptarëve në ndeshjen e së enjtes në Europa League përballë Skënderbeut.

Pamje nga ndeshja
Pamje nga ndeshja

Lajmin e konfirmon “The Guardian”, ndërsa më herët kulmi moskovit kërkoi falje për thirrjet e papranueshme “Vritini, vritini shqiptarët”.

Ndeshja përfundoi me rezultatin 2-0 për vendasit, por kjo edhe mund të ndryshojë në rast se UEFA jep një dënim të rëndë për Lokomotivën.

Një variant tjetër është që të dënohet fusha dhe klubi të marrë një gjobë të majme. Vendimi i UEFA-s do të bëhet publik më 15 tetor.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura