UEFA hedh shortin e kualifikueseve, Shqipëria vendoset në një grup me Serbinë

Nov 24, 2017 | 19:25
SHPËRNDAJE

UEFA ka hedhur sot shortin e fazës së parë kualifikuese të Kampionateve Europiane 2019 për femra të moshave U-17 dhe U-19.

u17_femra shorti

Shqipëria e femrave U-17 është vendosur në një grup me Irlandën, Uellsin dhe Serbinë. Ndeshjet e këtij grupi do të zhvillohen në Serbi në datat 22, 25 dhe 28 tetor 2018.

Shqipëria e femrave U-19 është vendosur në një grup me Holandën, Poloninë dhe Bjellorusinë. Ndeshjet e këtij grupi do të zhvillohen në Holandë në datat 3, 6 dhe 9 tetor 2018.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura