Ndeshja Shqipëri-Armeni, UEFA gjobit me 50 mijë euro FSHF-në: Parulla raciste nga tifozët shqiptarë

May 30, 2015 | 13:49
SHPËRNDAJE

Komisioni i Disiplinës së UEFA-s ka gjobitur Federatën Shqiptare të Futbollit me 50 mijë euro për ndeshjen Shqipëri–Armeni, e luajtur në 29 Mars në stadiumin” Elbasan Arena”, duke dënuar tofozerinë shqiptare për hedhje parullash raciste gjatë lojës. 


Vetë FSHF njofton se kjo gjobë vjen pas ‘parullave raciste te tifozeve tane si dhe hedhjes se flakadaneve ne fushe’.

“FSHF pas kësaj gjobe i kërkon sa më shumë mirëkuptim të gjithë tifozëve dhe dashamirësve të futbollit shqiptar të pranishem dhe jo vetëm në stadiume që të sensibilizohen dhe të mos kryejnë në të ardhmen të tilla akte, të cilat  e dëmtojnë rëndë imazhin e futbollit dhe financat tona”- njofton FSHF.

Sipas federatës, këto shuma të mëdha që shkojnë për gjoba mund të shfrytezohen shumë mirë në infrastrukturen sportive, zhvillimin e futbollit dhe në rritjen e cilësisë sportive.

“FSHF kerkon me shume pergjegjesi, vetepermbajtje dhe me shume dashamiresi per te ndihmuar ekipin tone kombetar per  nje perfaqesim sa me dinjitoz”-perfundon njoftimi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura