UEFA e gatshme , pritet të ndryshohet rregulli i golit në fushën kundërshtare

Sep 5, 2018 | 11:09
SHPËRNDAJE

UEFA është e hapur për të ndryshuar golin në fushën kundërshtare, kjo për sa i përket garave europiane. Sekretari i përgjithshëm i institucionit më të lartë të futbollit në Europë, Xhorxho Marketi u shpreh se kjo është një dëshirë e trajnerëve.

2130649_w2

“Trajnerët mendojë se ky rregull duhet rishikuar dhe kjo është ajo që ne do të bëjmë. Megjithëse ky rregull është më pak i komplikuar në krahasim me të kaluarën”, u shpreh Marketi.

Në këtë takim morën pjesë Alegri, Ançeloti, Tukel dhe Lopetegui. Ata mendojnë se rregulli i golit në transfertë nuk sjell produktivitet, sepse ekipet që luajnë jashtë duhet të sulmojnë dhe ato që janë në shtëpi, të mbrohen. Ky rregull u aplikua në Ligën e Kampionëve në vitin 1965, ku zëvendësoi përsëritjet e ndeshjeve. Një gol në fushën kundërshtare vlen shumë në ndeshjet me eleminim direkt, pasi në shtëpi ai llogaritet sa për 2.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura