Udhëzuesi/ Si trajtohen të sëmurët me koronavirus në shtëpi. Kur përdoren antibiotikët dhe trajtimi i kollës dhe temperaturës

Nov 6, 2020 | 20:50
SHPËRNDAJE

Në një udhëzues të Ministrisë së Shëndetësisë siguruar nga “Panorama”, tregon procedurat për ndjekjen në shtëpi të personave të infektuar me koronavirus.

infektivi-kruje

Në udhëzues thuhet se pacientët duhet të shmangin mjekime të improvizuara, duke kërkuar prej tyre që të mos dynden të gjithë në spital çka rrezikon përhapjen e mëtejshme të infeksionit.

Në udhëzues u jepet porosi familjarëve që në rast përkeqësimi të shpejtë, duhet të lajmërojnë në kohë mjekët e familjes. Këta të fundit duhet të mjekojnë në shtëpi format e lehta dhe të mesme të infeksionit, ndërsa pacienti duhet dërguar me urgjencë në spital për dy format e tjera, të rënda dhe shumë të rënda.

Sa i përket trajtimit të koronavirusit për sa kohë nuk ka një trajtim specifik, në rastin e temperaturës këshillohet dhënia e paracetomolit më shumë se antiinflamatorëve. Gjithashtu mund të jepet Tachipirina.

Ndërkohë, për trajtimin e kollës së thatë, mund të përdoret përgatesa bimore zbutëse në formë shurupi, pa specifikuar çfarë bime.

Në lidhje me ushqimin duke qenë se oreksi ikën për të infektuarit, udhëzuesi i Ministrisë së Shëndetësisë thotë se përveç lëngjeve, çajrave, duhet të përdoret edhe një ushqim i ekuilibruar. Gjithashtu, këshillohet përdorimi i solucioneve hidratuese si trisoli.

Më tej thuhet se përdorimi i antibiotikëve nuk ka asnjë vlerë në rastet e pandërlikuara, por në raste të tjera mund të përdoret në varësi të llojit të infeksionit bakteror shoqërues.

 

1logo

 

3logo

2logo 4logo

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura